Shpërthen Rozana Radi: Në Teatër kam shpirtin e babait tim (VIDEO)

Saturday, 16 May 2020 15:48

Këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja Rozana Radi, e cila mbrëmjen e së premtes ka qenë në Teatrin Kombëtar, i bën thirrje shqiptarëve që të gjithë të bashkohen me kauzën e Teatrit dhe të vijnë në shesh për të mbështetur artistët dhe qytetarët që janë kundër shembjes. Ajo shtoi se për të godina e Teatrit ka një rëndësi histori dhe një personale pasi është vendi ku ka luajtur edhe babai i saj.

”Ata që po na ndjekin do të ishte mirë që të na bashkoheshin. Jam rritur këtë dhe mbaj mend këto plepat me emrat e aktorëve këtu. Debati i Teatrin ka nisur këtu e 20 vite më parë. Unë kam mbaruar vetë si aktore dhe e kam kënaqësi që të ngjiten në këtë skenë, pavarësisht situatës. Kam ardhur të mbroj muret dhe historinë e Teatrit, është historia jonë, na përfaqëson. Dhe të prishësh historinë nuk mund të quhesh as shtet. Këtu në Teatër kam shpirtin e babait tim, shpirtin e të gjithë artistëve që të paktën të mos u tundim themelet ku janë në një botë tjetër. Ashtu sikurse na duartrokisni, nuk duhet të na doni vetëm ku ju japim kënaqësi, por duhet të ishte mirë të bëheshit me artistët kur janë në vështirësi. Prandaj ju bëj thirrje për të gjithë popullit dhe artdashësit dhe t’i ndihmojë artistët me shpirt të madh, duhet të mblidhemi këtu në këto ditë të vështira”.

 

Login to post comments