Covid-19:Një skenar për Shqipërinë

Hënë, 29 June 2020 11:27

 

Nga Erion Dasho

Përafrimet e vendeve të ndryshme për të luftuar COVID-in mund të përmblidhen në katër skenarë (dhe dhjetëra nën-skenarë). Si për fillim jave, po marr pak më tepër kohë dhe po sqaroj katër skenarët duke dhënë edhe mendimin tim se në cilin drejtim duhet të lëvizë Shqipëria.

 

SKENARI I PARË: CENTRALIZIM I PLOTË I PËRGJEGJËSIVE

 

Ky skenar i njohur si lockdown ose karantina përdoret kur epidemia del nga kontrolli, ose kur sistemet janë të papërgatitura për të përballuar epideminë. Sa më i madh problemi, aq më shumë zgjat karantina. Në këtë skenar shteti merr përsipër përgjegjësi jo vetëm lidhur me shëndetin, por edhe me ekonominë (subvencione për bizneset, financime për individët, etj.) Si rregull, ky skenar, nuk mund të zgjatë më shumë se pak javë. Zbatimi i këtij skenari zgjidh problemin e parandalimit të COVID por dëmton shëndetin, shëndetin mendor, jetën sociale dhe ekonominë. Në Shqipëri nisi të aplikohet në mars, por zgjatja e tij më shumë se dy muaj, sidomos në zonat e quajtura të kuqe ishte gabim. Gjithashtu, periudha e karantinës duhej të ishte shfrytëzuar më mirë për të ndërtuar një strategji të qartë dhe të zbatueshme pas-karantinë.

 

SKENARI I DYTË: DECENTRALIZIM I PLOTË I PËRGJEGJËSIVE

Ky njihet edhe si “skenari suedez”. Bazohet tek përgjegjësia individuale (qoftë e qytetarëve, qoftë e institucioneve) për të zbatuar masat parandaluese. Që të funksionojë kërkon qytetarë bashkëpunes, që besojnë autoritetet dhe janë të bindur ndaj rregullave. Nga ana institucionale kërkon kulturë autonomie dhe institucione të afta teknikisht dhe të pavarura financiarisht. Kërkon edhe kuadër mbikqyrës dhe institucione të afta të kontrollojnë zbatimin e masave nga institucionet dhe individët. Ky skenar mund të mbështetet me aplikacione gjurmuese, por përdorimi i tyre ka ngritur shqetësim lidhur me abuzimin me të drejtat e njeriut dhe respektimin e jetës private (privacy). Skenari pati rezultate mikse në Suedi (nga ku mori edhe emrin) dhe është duke u zbatuar në Shqipëri që nga fundi i muajit maj. Në Suedi, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dështuan në masat e tyre parandaluese dhe pati vdekje tepër të larta midis rezidentëve të tyre. Lidhur me aspektet e tjera, funksionoi relativisht mirë. Për arsye të kuptueshme, ky skenar në Shqipëri nuk mund të funksionojë.

SKENARI I TRETË: BALANCIM I PËRGJEGJËSIVE

Ky është skenari që përdorin pjesa më e madhe e vendeve të Europës. Në këtë skenar shteti, bizneset dhe individi ndajnë përgjegjësitë. Shteti kujdeset për parandalimin e përhapjes së COVID në institucione publike (spitale, azile, shkolla dhe administratë), si dhe nxjerr rregullore dhe monitoron me rreptësi zbatimin nga bizneset prodhuese, bizneset e shërbimeve, etj. Qytetari ka përgjegjësitë e veta, por që janë minimale dhe kufizohen p.sh. tek distancimi, evitimi i grumbullimeve, mbajtja e maskave në vende të mbyllura dhe kaq. Një nga pikat më të rëndësishme të këtij skenari është riorientimi i shërbimeve mjeksore. Spitalet duhet të jenë super të sigurta për të parandaluar transmetimin e infeksionit në kushte nozokomiale, për të mbrojtur grupet në risk si dhe të jenë gjithmonë gati për të përballuar çdo fluks të mundshëm pacientësh. Protokollet parandaluese dhe trajtuese duhet të jenë prezent në çdo nivel të sistemit shëndetësor. Pajisjet mbrojtëse personale, aparaturat dhe furnizimi me medikamente duhet të jetë i sinkronizuar në mënyrë perfekte. Sistemi i shëndetit publik duhet të ngrejë një sistem efektiv testimi kryesisht për efekt të gjurmimit (ky skenar kërkon një numër të lartë testesh, por më pak se ai pasardhës).

SKENARI I KATËRT: SKENARI ALTERNATIV

Ky skenar i quajtur tërhiq e lësho (i ngjashëm me teknikën që përdoret në peshkim) është duhe u zbatuar në disa shtete të SHBA-ve, në Kinë, në disa vende të tjera aziatike, etj. Në këtë skenar alternohet modeli i karantinës me modelin suedez (skenari i parë dhe i dytë). Sapo shihet se situata në një qytet, zonë apo rajon del nga kontrolli, aplikohen menjëherë masat e karantinës në përputhje me rrezikshmërinë e problemit të evidentuar. Sa më i madh problemi dhe sa më shumë njerëz prek, aq më të forta masat e karantinës dhe aq më shumë zgjatin ato. Përveç spitaleve të sigurta, zbatimi i këtij skenari kërkon testim masiv dhe jo thjesht testim me karakter gjurmues. Në se kapacitetet testuese janë të mangëta, ato mund të kompensohen me një sistem survejance dixhitale. Singapori e zbaton këtë skenar duke aplikuar edhe izolimin e personave të diagnostikuar. Disa vende afrikane janë munduar ta zbatojnë këtë skenar, por rezultatet nuk duken inkurajuese. Parakushtet më të rëndësishme për të zbatuar këtë skenar janë një sistem i konsoliduar i survejancës epidemiologjike dhe kapacitete të forta testuese.

PËRFUNDIM

Për arsye të kuptueshme, autoritetet shqiptare duhet të zgjedhin midis skenarit të tretë dhe të katërt, duke braktisur skenarin e dytë i cili nuk mund të zbatohet në Shqipëri. Sigurisht, shtjellimi i mëtjeshëm i skenarëve kërkon angazhim ekipesh, diskutim të planeve implementuese, kostim, etj., por dakortësia mbi skenarin që do të ndiqet është momenti kulmor dhe mund të përbëjë pikën e kthesës së epidemisë në Shqipëri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...