Mjekësia mesatare të ulët, specializantët edhe me notën 6

E mërkurë, 09 May 2018 15:31

Disa ditë pas rankimit të përgjithshëm të specializantëve në fushën e Mjekësisë, më datë 20 prill u shpallën edhe emrat fitues sipas kuotave të ministrive të linjës. Referuar rankimit përfundimtar të fituesve, rezulton se si asnjëherë tjetër, këtë vit mesatarja e fituesve është shumë e ulët.

Kjo, për arsye se këtë vit, për herë të parë, ndodh që mesatarja është përjashtuar si kriter për të ndjekur studimet e ciklit të tretë, në Mjekësi. Po cila është arsyeja që senati akademik vendosi heqjen e mesatares për specializimet në mjekësi?

“Standardet shtetërore të cilësisë nuk parashikojnë notë mesatare. Ligji i arsimit të lartë ofron mundësi të barabarta. Nuk ka diplomë të kategorisë A apo B, për ne mundësitë për specializime afatgjata duhet të jenë të hapura për të gjithë”, tha Xheladin Draçini dekan i fakultetit të Mjekësisë.

Por, në këtë logjikë, për herë të parë po ndodh që me mesatare nën 6.5 të jenë fitues kandidatë për specializim në fusha të rëndësishme, si: Kirurgji, Kardiologji, Obsetrikë-Gjinekologji.

Në tabelë renditen filtrat e përzgjedhjes së kandidatëve, mes të cilave edhe pikët e mesatares. Përshembull nëse në tabelë shikojmë fituesen e parafundit, e cila e ka mesataren nën 6, që plotëson saktë vetëm 20% të pyetjeve në provim, vërejmë se ka fituar specializimin për kirurgji si kuotë nga ministria.

Si ky rast, gjen edhe të tjerë në listë, si fituesi që renditet i treti nga fundi, që gjithashtu e ka mesataren 6. Një tjetër specializant i ri në mjekësi është edhe një zotëri, që i ka pikët e mesatares 96, që sipas mesatares së ponderuar konvertohet në notën 6. Pra, edhe nëse merr 0 pikë nga 700 pikë që ka provimi në total, edhe po ta kesh mesataren 5.5 apo 6, vetëm për shkak se s’ka konkurrent, e fiton të drejtën për specializim edhe më i dobëti.

“Po aq sa studiojnë Brenda studiojnë edhe jashtë, e njejta ndodh edhe me specializimet, njerëzit kanë të drejtë ti bëjnë jashtë, unë nuk e shoh si rrezik sepse një pjesë e tyre kthehen”, thotë Draçini.

Me sa duket, nuk është vetëm një perceptim që më të mirët po ikin jashtë vendit, megjithëse drejtuesit brenda vendit thonë se kjo nuk përbën kërcënim për shëndetësinë, ndonëse vazhdimisht përsërisin veten se spitalet kanë nevojë për mjekë/ Tch

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...