Shqipëria dhe Kroacia arrijnë një marrëveshje të rëndësishme. Megjithëse ende në kuadrin e deklaratave mësohet se do të jenë avionë kroatë ata që do të ndihmojnë edhe në ruajtjen e hapësirës ajrore shqiptare. Gjithçka në një rakordim si vende anëtare të NATO-s për tu mbrojtur nga rreziqe të përbashkëta. Deklaratën e bëri në Tiranë ministri i mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstičević pas një takimi me homologen shqiptare Olta Xhaçka.
“Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardhmen e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë , Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapacitetin tonë për misione të tilla”- u shpreh Krstičević.