Sulejman Rushiti: Eshtë koha për ta mbrojtur atë që quhet memoria e kombit

Premte, 25 May 2018 09:56

 Unë si regjisor si gjithmonë mbështes artistët dhe nuk është asnjëherë humbje që të investohet në teatër nga shteti. Problemi ynë është se për artin dhe kulturën, në institucionet tona ka pak investime.

 Problemet me të cilat përballet teatri sot janë pasojë e mungesë së vëmendjes prej vitesh, ku qeveritë edhe pse janë ndryshuar nuk kanë arritur dot të sigurojnë mirëmbajtjen e tij. Sulejman Rushiti është koha që nga Ministria e Kulturës të ketë një riorganizim të politikave kulturore për artin dhe teatrin. Sipas tij, është një situatë problematike, ku duhet të kemi një bashkëpunim mes ministrisë dhe bashkive për të ringritur teatrot, që janë mes shumë problemeve. Reagimi i regjisorit të njohur vjen në një kohë kur po diskutohet për teatrin dhe akuzat e artistëve në drejtim të Ministrisë së Kulturës vijojnë dhe me mungesën e transparencës.  

“Unë jo vetëm që jam në dijeni se çfarë po ndodh këto kohë, por mbase dhe 16 vjet më parë kam qenë dhe një nga nismëtarët për të firmosur mbrojtjen e teatrit, dhe në atë kohë ka qenë i ndjeri Agim Qirjaqi drejtor i TK. Kujtoj që dhe atë kohë pati një nismë për shembjen dhe mbrojtjen e teatrit. Që nga ajo kohë kjo temë vijon të jetë e gjallë. Edhe unë si atëherë dhe tani nuk kam ndryshuar mendimin për Teatrin Kombëtar, për t’u mbrojtur gjithçka që ka vlerë kulturore në vend. Për ta mbrojtur atë që quhet memoria e kombit. Por mëkati nuk është vetëm i një qeverisje dhe i një politikani. Më vjen keq sepse që nga ajo kohë e deri tani asnjë nga qeverisjet që kanë ndryshuar nuk e kanë mirëmbajtur këtë teatër si objekt. Sigurisht që aktorët e duan këtë objekt, sepse kanë lidhje emocionale, por normal që duan dhe kushte më të mira për aktivitetin artistik. Të kemi një teatër të ri është normale kjo kërkesë. Por dhe teatri ekzistues mundësisht të riparohet. Për një teatër të ri mund të gjenden dhe mjedise të tjera të mirëstudiuara dhe në funksion për teatrin. Të jetë një teatër i ri dhe të jetë dhe determinuesi i një arkitekture të re dhe moderne të Tiranës së mileniumit të ri. Unë kështu e gjykoj. Patjetër që jam me artistët. Artistët edhe pse nuk kanë drejtpërdrejtë mandatin e votës, por kanë një tjetër mandat që është i një kujdesi të përgjithshëm të memories së kombit. Sigurisht që çdo politikë i merr vendimet e veta dhe do ti kushtojnë për mirë ose për keq në zgjedhjet e ardhshme.

Ministria e Kulturës në një shtet është ajo që merret me jetën kulturore. Ajo që unë do të doja ta them dhe si këshillë publike është se pati një periudhë hendeku disavjeçar në zhvillimin apo mirëmbajtjen e teatrit në Shqipëri. Nga sistemi i kaluar u trashëguan disa teatro që gjithashtu nuk ishin të plotë dhe të saktë në kuptimin organizativ. Ky hendek disa vjeçar e bëri të pamundur vazhdimin e mirëmbajtjes, dhe tani Ministrisë së Kulturës i bie barra që ti rregullojë të gjitha. Por duhet të kemi mirëkuptim dhe në këtë pikë. Ajo që unë mendoj është që nga ministria duhet të bëhet një lloj analize dhe strategjie për riorganizim të plotë të jetës kulturore. Këshilla ime është që gjithmonë më mirë të investohet arti i gjallë. Ne e patëm një rast shumë të keq në Maqedoni nga qeverisja e kaluar. Qeveria atje investoi shumë në kulturë, por në pjesën e statujave, e me radhë. Por ato janë gjëra që nuk gjenerojnë kulturë, dhe sot për këtë ditë është shumë mirë që të investohet dhe në sfera të tjera. Teatri është një nga elementët më të rëndësishëm të jetës kulturore të një vendi. Teatri edhe pse duket se nuk gjeneron të ardhura, megjithatë gjeneron të ardhura, gjeneron debat në shoqëri, ngritje të nivelit. Teatri nuk është e keqja e domosdoshme, por e mira e domosdoshme. Për mua duhet të bëhet një analizë, një strategji nga ministria për ringritjen e të gjitha teatrove që kanë mundësi sigurisht në bashkëpunim dhe me bashkitë e ndryshme. Në çdo vend ka teatro që janë në nivel kombëtar me të cilët merret ministria dhe unë do të thosha që në këtë nivel duhet të jetë teatri i Korçës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës dhe Tirana për traditën kulturore, dhe më pas në bashkëpunim mes ministrisë dhe bashkive të bëhen dhe teatro të tjera. Dhe të bëhet një teatër kombëtar, që të jetë respektivisht mbarëkombëtar që do të jetë filtri i fundit i të gjitha aktiviteteve kulturore. Unë si regjisor si gjithmonë mbështes artistët dhe nuk është asnjëherë humbje që të investohet në teatër nga shteti. Problemi ynë është se për artin dhe kulturën, në institucionet tona ka pak investime. Unë mendoj se të gjitha shtetet që janë aspirante për në Unionin Evropian do të përballen në fazën e integrimit me rregulloret evropiane, që për kulturën do të kërkojnë më tepër investime. Sa më parë të bëhen këto ne eksesin në Unionin Evropian do ta kemi dhe më shpejt. Kjo është normë që nëse duam të bëjmë shoqëri me standarde europiane duhet që ti zbatojmë para se ne të bëhemi pjesë e këtyre shoqërive.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...