Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka emëruar drejtrotin e AKI-së dhe inspektorin e përgjithshëm të saj.
"Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashin, në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së", tha Haradinaj, shkruan Syri.net Kosova.
Ai shtoi se profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së