Kosovë: Emërohet shefi i ri i Agjencisë së Zbulimit

Hënë, 25 November 2019 19:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj emëruan të hënën Kreshnik Gashin në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës.

Po të hënën ata emëruan edhe Burim Ramadanin në postin e inspektorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.

Në një postim në rrjetet sociale kryeministri në largim Ramush Haradinaj shkroi se “profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”.

 

Kreshnik Gashi, që nga viti 2015 ishte drejtor i bordit te Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës, ndërsa Burim Ramadani, ishte zëvendësministër i mbrojtjes

Emërimet e sotme pasuan dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, Shpend Maxhuni, më 6 nëntor rreth një vit e gjysmë pasi që ishte emëruar në atë post.

Lëvizja Vetëvendosje i cilësohen emërimet – antikushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje reagoi në orët e pasdites ndaj emërimeve duke paralajmëruar trajtimin e tyre nga Gjykata Kushteteuse.

Propozimi nga Haradinaj dhe dekretimi nga Thaçi për të dy këto pozicione është përveç të tjerave dhe antikushtetues. Në dy drejtime, sepse ish-kryeministri s'mund ta ushtrojë këtë kompetencë e Presidenti s'mund të dekretojë propozime nga një ish-kryeministër. Propozimet janë po ashtu emërime politike. I pari, ish-vartës i Hashim Thaçit në MPJ, u emërua si drejtor i AKI-së pasi që dështoi t'i mbrojë numrat e Z-mobile nga pozitat e drejtorit të bordit të ARKEP-it. I dyti u emërua kryeinspektor pasi dështoi të bëhej deputet i AAK-së, i cili mbahet mend për ankesat e tij rreth vjedhjes së votave që iu bënë nga brenda subjektit të tij. Duket se ky emërim ishte dhe rehatomi i tij”, thuhet në një njoftim të kësaj lëvizjeje, ndërsa nënvizohet se “sigurisht që me t'u konstituuar institucionet ky vendim antikushtetues do të adresohet për këtë shkelje të rëndë e paprecedent”.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...