Haradinaj, thirrje Albin Kurtit: Mos u vono, bëj qeverinë ose hap rrugën

Saturday, 11 Janar 2020 10:04

ryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve pa kufi. Në të kundërt, Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërrasë ndërgjegjes së vet. Ose ta gjejë formulën të bëjë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapën rrugë. Të deklarojë çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklarohet për çka është: A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje? Por diçka duhet t’i thotë Kosovës, nuk mund ta mbajë vjerr.

 

Nuk po e them këtë me e zënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyrat e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutem mos u vono: Ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjeje. Sepse po rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra po rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.

 

“Tani edhe unë kam frikë, jo pse unë s’dua të punoj, por kam frikë nëse kjo situatë vazhdon gjatë. Pra kam frikë për Kosovën, jo për vete dhe AAK-në. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk e merr mandatin nuk i respekton afatet, pra nuk e kuptoj këtë gjendje. Kjo për mua është tepër e pakuptueshme. Përveçse është e pakuptueshme, është edhe e rrezikshme. Mendoj që kjo qasja e z.Kurtit, vonesat, nuk janë në rregull. Është kuptuar ndoshta derisa nuk është çertifikuar rezultati dhe deri sa nuk është konstituua parlamenti, por tani e tutje është problem kjo gjendje”, thotë Haradinaj. 

Pavarësisht që për mosarritje të marrëveshjes së koalicionit po shihen edhe kërkesat e tepruara të LDK-së, Haradinaj përgjegjës kryesor dhe të vetëm për formimin e qeverisë po e konsideron Albin Kurtin.

“Ajo çka më shqetëson është mbajtja peng e procesit. Sot është një situatë shumë e qartë. Mos harroni nuk e them këtë pse është z.Kurti edhe pse kam deklaruar se çka mendoj për të, por sikur të ishte çdo parti, edhe AAK-ja, parimisht kisha deklaruar se s’bën ta mbajmë peng vendin pa epilog.

Duhet t’i japim përgjigje vendit për shkak se jemi në gjysmë të janarit gati dhe për shkakun se është procedurë kohore çështja e buxhetit. Nuk është përgjegjësia te partia e dytë, por në sistem tonin përgjegjësinë për të krijuar institucione e ka vetëm Albin Kurti dhe VV-ja. Por nuk mundesh ti sot t'ju thuash partive. Nuk është duke formuar qeveri LDK-ja, ajo i bashkohet një qeverie. Përgjegjësia bie mbi z. Kurtin, ai duhet të dijë t’i akomodojë të gjithë ata me të cilët do që të bëjë shumicën parlamentare”, pohoi Haradinaj për EO.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...