Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen e tij në lidhje me aksidentin dhe për rrjedhojë humbjen e dy policëve të Kosovës.
Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në aksionin e kërkim-shpëtimit për dy policët.
“Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me makinë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Të shtunën, rreth orës 21:00, pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Hani i Elezit - Kaçanik, dy policë të Kosovës kanë humbur pasi kanë rënë në lumin Lepenc. Kërkimet për ta po vazhdojnë akoma.