Një autobus me udhëtarë nga Kosova që ishte duke udhëtuar në Serbi, ka pësuar aksident dhe si pasojë, të paktën dy nga udhëtarët kanë marrë lëndime.
Për këtë rast ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se përveç dy udhëtarëve që janë lënduar dhe dërguar në spital, por që nuk janë në rrezik për jetë, udhëtarët tjerë nuk kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se për aksidentin që ka ndodhur në Serbi, është informuar nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku.
“Do të vazhdojmë ta përcjellim në çdo moment gjendjen e qytetarëve tanë, por edhe të udhëtarëve tjerë” ka shkruar ai.