×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Sportistët kosovarë ndalohen në kufirin e Serbisë, Haradinaj dënon aktin

E mërkurë, 09 May 2018 12:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se akti i autoriteteve serbe për të mos i lejuar karateistët kosovarë të futen në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad është i papranueshëm dhe nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Haradinaj e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të bëjë politika nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimin.

“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtër, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”,- ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook.

Mëngjesin e sotëm sportistëve kosovarë iu ndalua hyrja në Serbi në pikën kufitare në Merdare.

“Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”.

Sipas Kryeministrit kosovar, autoritetet serbe janë informuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës se karateistët kosovarë do të marrin pjesë në atë garë, e cila mbahet në Novi Sad.

“Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...