Tomas Man - Mali Magjik

E Enjte, 10 May 2018 19:10

Libri shikohet si roman edukimi, roman zhvillimi, roman arsimimi.Lexuesi duhet të kushtojë vëmendje të madhe në leximin ekëtij libri që mund të quhet “roman idesh”. Nga të gjithë librate tij është “Mali magjik” që ka më së shumti “karakterin e njëpartiture” dhe dialektika e tij është ajo muzikore. Që “Mali...”është një rrëfim i konceptuar në mënyrë dialektike, duket hapur.Kundërvënie, antagonizma, çifte kundërtore, në pamjen ekarakterit apo të mendimit, përbëjnë në çdo hap tendosjen ekëtij konstruksioni: Kastorpi dhe Cimseni, civili dhe ushtaraku,Setembrini dhe Nafta, liberalizmi dhe totalitarizmi, rënia dhengritja, sëmundja dhe shëndeti, shpirti dhe natyra, romantika evdekjes dhe pohimi i jetës etj. Si në një laborator pikëpamjesh atyparashtrohen dhe analizohen të gjitha aftësitë e mendjes dhe tëpërfytyrimit.

***

Mali magjik" një nga kryeveprat e letërsisë gjermane, shkruar nga nobelisti Tomas Man ka ardhur në shqip nga "Shtëpia Botuese 55", nën përkthimin e Afrim Koçit.  Tomas Mani, shkrimtari më i shquar gjerman i shekullit që kaloi dhe përgjithësisht ndër më të shquarit e letërsisë gjermane, ndër më të shquarit edhe në letërsinë evropiane dhe botërore të të gjitha kohëve, nuk është i panjohur për lexuesin shqiptar. Të përkthyera në shqip, tashmë janë botuar "Budenbrokët, "Vdekje në Venecie", "Tonio Krëger", "Mario dhe magjistari" "Ligji" "Zotëria i vogël Frideman" dhe tregime të shumta.
Por krijimet e tij më të rëndësishme (hiq Budenbrokët dhe Vdekjen në Venecie ) nuk njihen ende.
"Përkthimi dhe botimi i "Malit magjik", veprës së tij më të njohur, ka qenë një dëshirë e kahershme e imja. Dhe kështu iu futa një pune sizifi dhe ia nisa një maratone të mundimshme. Që kërkonte kohë dhe shpirt. Që e vinte përkthyesin para përballimit të frikshëm me nivelin intelektual, artistik dhe ndjenjësor të këtij shkrimtari, me stilin e tij simbolik dhe ironik, me thellësinë e tij psikologjike dhe kritike. Po edhe me vëllimin material prej 1. 000 faqesh", thotë përkthyesi Koçi.
Paul Tomas Mani u lind më 6 qershor të vitit 1875 në Lybek të Gjermanisë dhe mbylli sytë më 12 gusht të vitit 1955 në Cyrih të Zvicrës. 

***
Ardhja e nazistëve në pushtet në vitin 1933, e gjeti Manin së bashku më të shoqen me pushime në Zvicër. Duke pasur parasysh kundërshtimin e tij të rreptë ndaj politikës naziste, i biri, Klausi, e këshillon të mos kthehet në atdhe.
Mirëpo librat e tij, në dallim me ato të të vëllait, Hajnrihut dhe të të birit, Klaus, nuk ishin ndërmjet librave që me urdhër të Hitlerit, u dogjën me bujë në një shesh të Berlinit në maj të vitit 1933, mbase për arsye se ai ishte nderuar me Çmimin Nobel për letërsinë të vitit 1929. Sidoqoftë në vitin 1936 qeveria gjermane ia heq atij zyrtarisht nënshtetësinë gjermane. Në rrjedhë të luftës Mani zhvilloi në Amerikë një seri bisedash radiofonike kundër nazizmit, të titulluara " Gjermanë, dëgjoni!", që, të dërguara në Britaninë e Madhe, transmetoheshin nga BBC, me shpresë të arrinin dëgjuesit gjermanë.
Çmimi Nobel për letërsinë iu dha atij në vitit 1929, kryesisht si vlerësim të krijimtarisë së tij të deriatëhershme: Budenbrokët, Mali magjik, Vdekje ne Venecia etj. Puna mbi Malin magjik u nis në vitin 1912, fillimisht i menduar, si një kundërti parodike e "Vdekjes në Venecie". Por angazhimet e shumta të shkrimtarit, udhëtimet e tij andej këndej nëpër Europë, puna në vepra të tjera dhe tek e fundit dhe më e rëndësishmja, Lufta e Parë Botërore, që sollën ndryshime në mendësi dhe përvoja të reja për shkrimtarin, u bënë shkak që vepra, e konceptuar siç e thamë si parodizim i novelës Vdekje në Venecie, vetëm si një broshurë me diku 100-150 faqe, të rritet e të fryhet deri në 1200 faqe (botimi i parë origjinal, dhe ku sipas fjalëve Manit: do të gjejë strehë një botë e tërë idesh, ) dhe të përfundojë vetëm në vitin 1924, edhe atëherë nën trysninë e fortë të botuesit.
Ç´kërkon të thotë ky libër? Ja si shprehet vetë Tomas Mani për veprën në një kohë tjetër: "Kjo punë ka qëllime të shumëfishta: Idetë dhe meditimet e larmishme përmbi problemin e njeriut, problemin human në përgjithësi i lidhur ky edhe me politikën, të gjithë këto mendime që zgjuan brenda meje përjetimet e luftës, erdhën e u kristalizuan edhe në planin e vjetër, Rrëfimi u tregua shumë bujar për pranimin e tyre, si një sfungjer që thith gjithçka dhe gjatë kësaj punë shumëvjeçare nga novela groteske që pata pasur në mend, lindi një tablo kohore prej dy vëllimesh, me të gjitha referencat e saj filozofike dhe madje edhe mistike".
Duhet thënë se Mali magjik ka një rrymë të nëndheshme qartësisht autobiografike. Zhvillimi i konceptit të romanit pasqyron në një pjesë të madhe edhe zhvillimin e pikëpamjeve të vetë Tomas Manit për botën dhe njerëzimin gjatë dhjetë vjetëve që iu deshën për shkrimin e tij.
Në vitin 1927 ai shprehet për Malin magjik: "Ky është libri më i mirë, apo së paku më i kompletuari, ai që shpreh thelbin tim në mënyrën më të përkryer". Libri shikohet si roman edukimi, roman zhvillimi, roman arsimimi.
Nacional-socialistët e damkosën Malin magjik si "himn të dekadencës" dhe shpifje ndaj "heroizmit soldatesk" të propaganduar prej tyre. E megjithatë vepra nuk figuronte në listën e zezë të Ministrisë së Gëbelsit dhe ka mendime të ndryshme nëse ishin apo jo edhe veprat e Manit në turrën e librave që u dogjën publikisht në 10 maj të vitit 1933.
Pas vdekjes së tij vepra e Tomas Manit, si "shkrimtar borgjez" dhe sidomos kryevepra e tij, "Mali magjik", u gjend nën zjarrin e kritikës së rretheve të majta letrare, prirje që, nën ndikimin e lëvizjeve të vitit 1968, arriti kulmin në vitin 1975. Por pas kësaj kohe vihet re një rilindje e Manit.
Madje kritiku më i shquar gjerman i letërsisë, Marcel Rajh-Ranicki, në një intervistë, pohon se ai nuk njeh romane gjermanë më të mirë se "Farefisnitë zgjedhore" të Gëtes dhe "Malin magjik" të Manit.
Sipas motiveve të romanit, që për një kohë të gjatë është mbajtur si "i pafilmueshëm", në vitin 1981 producenti Franc Zajc nga Mynheni" dhe regjisori Hans V. Gajsendërfer guxuan t´i futeshin kësaj pune. Në vitin 2002, në Çur të Zvicrës vihet në skenë opera "Mali magjik, me kompozitor Robert Grosmanin dhe libretist Rolf Gerlahun. F.Slatina/55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 19:21
Më shumë në këtë kategori Maks Velo mes "Hetimit" dhe "Spaçit" »
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...