Ngjarje historike që kujtojmë në shtator

E mërkurë, 29 August 2018 10:48
Frederik Shiroka Frederik Shiroka

Nga Fritz Radovani

4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.
2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr.
25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).
29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste.
3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”.
21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.
16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.
24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni... U rikthye në vitin 1992...
27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Vdekë me 15 Dhjetor 1955.
10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh…
23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948.
7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe organizator i korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.
30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër). U pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946.
16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, bash i asaj shtëpije që sot po shembet, i shkruen Mikut të vet At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.
2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue 4 Mars 1946.
15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk bashkpunoi me komunista.
Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.
8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt pabesisht...
9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot... Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.
9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.
Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916.
30 Shtator 1946, Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946) në sigurimin e Shkodrës.
20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor...
12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës...
5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.
16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.
3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.
10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.
27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.
20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij...
17 Shtator 1976 Arrestohet Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin e hetuesisë. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.
11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun...
13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI, (1903- 1985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).
15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Shugurohet Meshtarë në ShBA.
28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M., Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje...
10 Shtator 1988 Vritet Don Lazer SHELDIJA nga sigurimi komunist shqiptar në ShBA.
5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI...
12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 - 1998).
●7 Shtator 1991 Rivendosen mardhanjet diplomatike në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris.
7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë.
3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...