Nga Kastriot Dervishi
Shumica e dëshmorëve të vendosur në bulevard (pa përfshirë pjesën anësore të shtuar së fundmi), janë mbi kriterin e përcaktuar nga Byroja Politike në vitin 1969. Pas diskutimeve të saj, u mor vendimi nr.125, datë 17.11.1969 “Mbi dhënien e titullit “Hero i Popullit” me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe fitores së revolucionit popullor”. Emrat e mëposhtëm iu propozuan Presidiumit të Kuvendit Popullor “për merita të shquara patriotike dhe revolucionare ndaj atdheut”. Në bazë të këtij propozimi, Presidiumi i Kuvendit Popullor nxori dekretin nr.4600, datë 24.11.1969.
Lista e atyre që iu dha titulli “Hero i Popullit”
1-Ali Kelmendi (pas vdekjes), si militant i shquar komunist.
2-Ajet Xhindole (pas vdekjes), si kuadër komunist i rinisë, në shërbim të partisë dhe atdheut.
3-Avni Rustemi (pas vdekjes), si luftëtar demokrat revolucionar.
4-Abdyl Haki Elmasi, si bir besnik i Kurveleshit, komunist e partizan i orëve të para.
5-Bardhok Biba (pas vdekjes), si kuadër dhe revolucionar.
6-Branko Kadia (pas vdekjes), si bir i denjë i partisë dhe popullit me njësitet guerile.
7-Çelo Sinani (pas vdekjes), si pionier trim në radhët e partizanëve.
8-Dila Pjetër Marku (Ndreca), si e re revolucionare kundër zakoneve prapanike.
9-Emine Demir Meto, si partizane dhe konsekuente komuniste.
10-Fato Duduni (Berberi) (pas vdekjes), si agjitatore, propagandiste e dalluar.
11-Fejzi Hyseni (Vullneti), (pas vdekjes), si mbrojtës i revolucionit popullor kundër bandave kundërrevolucionare të bajraktarëve.
12-Gjeli Argjir Kosto, për luftën ndaj bandave dhe diversantëve.
13-Hajdar Dushi (pas vdekjes), propagandist dhe mbrojtës i vijës së partisë.
14-Hekuran Pobrati, për asgjësimin e bandave reaksionare dhe agjenturave imperialisto-revizioniste.
15-Hibe Palikuqi (pas vdekjes), si agjitatore e propagandiste e partisë.
16-Hito Shaqo Çak0, si bir besnik i partisë.
17-Hysen Çino (pas vdekjes), si kuadër trim i brigadës 5.
18-Inajete Dume (pas vdekjes), si agjitatore e propagandiste e partisë.
19-Jorgo Mihal Suljoti, për asgjësimin e bandave reaksionare dhe agjenturave imperialisto-revizioniste.
Katër dëshmorëve të Topanasë në Vlorë:
20-Hyjredin Bylyshi (pas vdekjes)
21-Mumin Selami (pas vdekjes)
22-Bajram Tushe (pas vdekjes)
23-Hiqmer Buzi (pas vdekjes)
Për heroizëm të treguar ndaj çështjes së partisë, popullit e atdheut.
24-Kozma Nushi (pas vdekjes), për vrasjen dhe djegien në kampin nazist.
25-Lefter Talo, si agjitator e propagandist i partisë, kundër shovinizmit grek.
26-Liri Gero (pas vdekjes), si agjitatore e propagandiste e partisë.
27-Llambro Andoni (pas vdekjes), si komunist e partizan i vjetër, për luftën e brigadës së 5-të sidomos në zonat e veriut.
28-Llazi Palluqi (pas vdekjes), si komandant trim i Sigurimit për mbrojtjen e pushtetit popullor kundër bandave.
29-Maliq Muço (pas vdekjes), si propagandist i flaktë i partisë dhe luftëtar i njësiteve guerile.
30-Manush Alimani (pas vdekjes), si komunist që u qëndroi burrërisht torturave.
31-Meleq Jakupi (Gostivisht) (pas vdekjes), si luftëtar i parë për çështjen e partisë dhe popullit.
32-Memo Nexhip Bejko (pas vdekjes), shembull frymëzimi ndaj partisë dhe atdheut.
33-Mihal Duri (pas vdekjes), si agjitator e propagandist i partisë, pjesëtar i njësiteve guerile.
34-Mitro Xhani (pas vdekjes), për kontribut të madh në çlirimin e atdheut, si bir besnik i partisë.
35-Muhamet Myslim Prodani, për guxim dhe aftësi udhëheqëse.
36-Mujo Ulqinaku (pas vdekjes), për akt patriotik që u bë kushtrim revolucionar.
37-Musa Fratari (pas vdekjes), si antizogist dhe internacionalist i vendosur.
38-Myslim Shyri (pas vdekjes), si guerilas e partizan për kauzën e partisë.
39-Myzafer Asqeri (pas vdekjes), si komunist i parë e me përgjegjësi.
40-Ndreko Mitro Rino, si besnik i vijës së partisë dhe revolucionit.
41-Nik Pjetër Deda (Ndreka), si vigjilues shqiponjës kundër shkelësve të kufirit dhe qëndresëtar ndaj armiqve dhe tradhtarëve të vendit.
42-Nuri Luçi, si luftëtar i paepur kundër armiqve të atdheut.
43-Qeriba Derri (pas vdekjes), ai agjitatore e flaktë që forconte besimin në fitore.
44-Qibra Sokoli (pas vdekjes), si agjitatore e propagandiste e partisë.
45-Rahman Latif Parllaku, për kontributin rreth modernizimit të ushtrisë.
46-Ramiz Varvarica (pas vdekjes), si antizogist dhe internacionalist i vendosur.
47-Ramiz Aranitasi (pas vdekjes), për akte trimërie dhe figurë e dashur e popullit dhe partizanëve.
48-Rexhë Deliu (Babë Rexha), për ndjekjen e bandave të armatosura dhe kriminelëve.
49-Rexhep Xhemal Kolli, për mbrojtjen e pushtetit popullor nga armiqtë e çdo ngjyre.
50-Sadik Stavaleci (pas vdekjes), si guerrilas dhe betejën e Kodrës së Kuqe.
51-Sadik Shaban Bekteshi, për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë.
52-Skënder Çaçi (pas vdekjes), si komunist dhe partizan i dalluar.
53-Shyqyri Ishmi (pas vdekjes), për optimizmin e zjarrtë revolucionar, guxim e trimëri.
54-Tom Kola (pas vdekjes), për trimëri kundër okupatorëve dhe tradhtarëve të vendit.
55-Themo Vasi (pas vdekjes), si propagandist komunist dhe trimëri kundër okupatorëve dhe tradhtarëve të vendit.
56-Theodhori Mastora (pas vdekjes), për akte trimërie të veçanta për çështjen e partisë e të popullit.
57-Vasil Laçi (pas vdekjes), për aktin e trimërisë.
58-Vehbi Hoxha, për modernizimin e ushtrisë.
59-Veli Dedi, për merita të veçanta , si luftëtar internacionalist revolucionar.
60-Ylbere Bilibashi (pas vdekjes), si agjitatore propagandiste e vijës së partisë dhe komuniste trime.
61-Xheladin Beqiri (pas vdekjes), për aksionet e guximshme.
62-Xhemal Kada (pas vdekjes), si antizogist dhe internacionalist i vendosur.
63-Xhoxhi Martini (pas vdekjes), si simbol i heroizmit të komunistëve.
64-Zaho Koka (pas vdekjes), si bir besnik i partisë dhe popullit.
65-Zija Kambo, për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë dhe reparteve të MPB-së.