Dosja e Sigurimit për Bedri Blloshmin

Saturday, 21 Mars 2020 12:10
Bedri Blloshmi në hetuesi dhe një copëz tekst nga raportimet Bedri Blloshmi në hetuesi dhe një copëz tekst nga raportimet

Nga Kastriot Dervishi

Përveç dosjeve të përpunimeve të Vilson Blloshmit e Genc Lekës, e rëndësishme është të shihet edhe dosja e Bedri Blloshmit, vëlla i të parit dhe kushëri i të dytit.  Më 10.3.1975 operativi Xhevat Karriqi harton biografinë e parë për Bedri Blloshmin. Këtu shënohej se familja kish mbajtur qëndrim pro regjimit të Zogut, ndërsa një kushëri i parë (Haziz Blloshmi) kishte qenë major. Familja ishte e lidhur me Ballin Kombëtar gjatë luftës, ndërsa daja Sabri Spaho kish qenë komandant. Shënohej një kushëri i tretë dikur me Ballin. Familja ishte cilësuar kulakë. Babai Sami Blloshmi dhe xhaxhai i tij ishin dënuar. Po ashtu përmendej babai i Genc Lekës, Bardhoja dhe lidhja me të. Biografia ishte hartuar me ndihmën e komunistëve Ramadan Gurra, Salë Rradaku dhe b.p. “Gurra”. Për ta lidhur punën e “armikut” me dëmtimin e rendit socialist, fillimisht, më 15.3.1975 me propozim të Xhevat Karriqit dhe me miratimin e shefit të Seksionit të Degës së Punëve të Brendshme Librazh, Spiro Lera, merret vendimi për nisjen e përpunimit paraprak. Brenda kohës së caktuar, më 12.8.1975 Bedri Blloshmi, me propozim të operativit Xh.Karriqi e miratim të kryetarit të DPB Librazhd Emro Kondi ngrihet menjëherë në përpunim aktiv 2A. “Pazari i Muzinës” (Hasan Alliu) raporton në drejtim të tij. Më 30.3.1976 me propozim të hetuesit Lulo Ymeri, operativit Xh.Karriqi dhe miratim të Emro Kondit (firmë nuk ka) hartohet plani i masave agjenturialo-operative në drejtim të Bedri Blloshmit, duke parashikuar kthimin në proces dëshmie të kallëzimeve të Ferit Çotës dhe Rexh Sulës, të bëhej një kontroll në banese, etj. Ndërkohë Bedriu u thirr më 1 prill u thirr për sqarime në Degën Ushtarake, por u dërgua në DPB dhe më 3.4.1976 u arrestua. Paralelisht me përpunimin e Bedriut, ishte hapur problemi i centralizuar “Shpartallimi”, kundër “personave që zhvillonin veprimtari të mprehtë armiqësore në formën e agjitacionit e propagandës apo sabotimit”. Në këtë fazë të përpunimit, nuk sillen prova, për një përpjekje e hetuesisë dhe Sigurimit për të nxjerrë diçka nga “zbërthimi” në biruca. “Të gjithë këta që më marrin mua në pyetje janë të paaftë dhe mua nuk më zbërthejnë dot sepse unë do të rezistoj”. Më 5.7.1976 miratohet një tjetër plan masash, tashmë për problemin e centralizuar “Gaforrja”, ku implikoheshin 8 persona. Ishin futur në këtë “grup” edhe Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Për ndjekjen e problemit u ngrit një problem punë i drejtuar nga kryetari i DPB Librazhd Merdar Hasa me anëtarë: zëvendëskryetarin Spiro Lera, operativin e drejtimit për mbrojtjen e ekonomisë socialiste Sabri Musai dhe operativi i zonës së Qukësit Xhebat Karriqi. Sipas planin bashkëpunëtorët e birucave “Lundronjësi”, “Gjalpi i verdhë” dhe i dënuari S.K. do mbaheshin në lidhje nga kryetari e nënkryetari. Gjithë ideja ishte të dilej se ishim para një grup të organizuar, ku sigurisht, njëri prej tyre do ishte një bashkëpunëtor i futur prej vetë regjimit. Procesi gjyqësor u zhvillua më 6-13 qershor 1977. Gjykata Popullore Librazhd e drejtuar nga Subi Sulçe, me pjesëmarrjen e prokurorit Qani Lavdari, e akuzoi Bedri Blloshmin në bazë të neneve 72 dhe 12, 28 të Kodit Penal duke e dënuar me 25 vjet burgim dhe konfiskim të pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.202, datë 2.7.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të përbërë nga Eleni Selenica (kryetare), Ali Zanko (anëtar), Sofokli Krongo (anëtar relator). Prokuror ishte Pandi Konomi. Më 8.8.1978 dosja me numër themeltar nr.1594 u arkivua pranë Kartotekës së DPB Librazhd. Dosja vijon më tej në vendet ku Bedri Blloshmia vuan dënimet (do tregohet në shkrime vijuese).

Skeda e përndjekjes së Bedri Blloshmit

15.3.1975 në përpunim paraprak

12.8.1975 në përpunim aktiv 2A

1.4.1976 ndalohet e më pas arrestohet

3.5.1985 në përpunim aktiv 2A

30.7.1985 demaskohet si “armik” në Spaç

29.3.1991 lirohet nga burgu

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...