1943/Takimi i parë i Mukjes, u diskutua edhe sistemi zgjedhor

E Enjte, 30 July 2020 11:33

Nga Kastriot Dervishi

Në Mukje ka mbërritur i pari Hysni Lepenica me çetën e tij. Balli Kombëtar kërkoi përfaqësim 12 me 6 në dobi të tij duke thënë se kishte më tepër popullaritet se Fronti. Por kjo gjë nuk është pranuar dhe përfaqësimi u bë i barabartë. Më 1.8.1943 u zhvillua takimi midis dy delegacioneve. U modifikua marrëveshja e Tapizës.

Nga Balli Kombëtar morën pjesë (sipas radhës së nënshkrimit): Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Thoma Orollogaj, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, major Rauf Fratari, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni.

Si dëgjues ishin: Ali Këlcyra, Nuredin Vlora, Aziz Çami, Et’hem Haxhiademi, Xhemal Herri, Halil Maçi, Is’han Toptani. 

Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar morën pjesë: Nënkolonel Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla, Stefan Plumbi, Haki Stërmilli, Gogo Nushi.

Si dëgjues ishin Spiro Koleka, Gogo Nushi, Vasil Nathanaili.  

Kryesia e mbledhje iu la Thoma Orollogajt ndërsa sekretar vazhdoi të ishte Mustafa Gjinishi. Foli Hasan Dosti në emër të Ballit Kombëtar (i cili e kish biseduar çështjen në radhët e veta) dhe paraqiti propozimin për disa ndryshime në pikat e marrëveshjes së datës 26 korrik.

Pika II e marrëveshjes së parë ndryshohej dhe pranohej kështu:

1-Luftë e menjëhershme kundër armikut okupator dhe kundra çdo armiku tjetër eventual okupator.

2-Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universal të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike.

3-Një Shqipëri e lirë, indipendente demokratike, popullore.

4-Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, bie me formimin e një qeverie provizore.

5-Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Modifikuar më E Enjte, 30 July 2020 16:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...