1943/Dy ditët e mbledhjes së Mukjes

E Enjte, 30 July 2020 12:09

Në dy ditët të tjera të mbledhjes së Mukjes, u diskutua sërish për çështje teknike, si dhe u miratua një organ i përbashkët në rolin e një qeverie të përkohshme.

Mbledhja e 2 gushtit 1943

Filloi sërish me ndryshime të marrëveshjes së 26 korrikut. Pika II/5 u ndryshua kështu: “Komiteti definitiv të caktohet brenda datës 8 gusht 1943. Deri në caktimin e komitetit definitiv, detyrat e këtij të caktuara në procesverbalin e marrëveshjes do të ushtrohen prej një komiteti provizor. Komiteti midis atributeve të tjera, ka edhe atributin e proklamimit të independencës. Pika e parë me të cilën do të merret komiteti definitiv është çështja e proklamimit të independencës. Komiteti provizor do të përbëhet nga 12 veta, nga 6 për secilën palë”.

Mbledhja e 3 gushtit 1943

Më 3 gusht 1943 u mblodh për herë të parë Komiteti i Përkohshëm i Shpëtimit të Shqipërisë, i përbërë nga: Hasan Dosti, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Vasil Andoni, Et’hen Haxhiademi, Xhemal Herri nga Balli Kombëtar dhe: Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Spiro Koleka, Vasil Nathanaili, Malo Frashëri, Haki Stërmilli. Shtabi përbëhej nga Hasan Dosti kryetar dhe Mustafa Gjinishi sekretar. Komiteti lëshoi edhe një shpallje me thirrjen “Ja vdekje, ja liri”, në të cilën theksohej lufta e përbashkët me aleatët, lufta për një Shqipëri etnike, etj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjeneral ®️ AHMETAJ: “SPAK të hetojë tenderat kriminale të MM me mirëmbajtjen e helikopterëve”

Politikë

Gjeneral ®️ AHMETAJ: “SPAK të hetojë tenderat kriminale të MM me mirëmbajtjen e helikopterëve”

  Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali. Mbas këtij...

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

Politikë

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

  Nga Petrika MELE, koordinator i LSI-Korçë Varfëri ulëritëse dhe infrastrukturë mesjetare vetëm 1 km larg Korçës! Ujrat e zeza dhe mbetjet urbane janë makthi i përditshëm i banorëve. Mungesa e ujit të pijshëm...

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

Politikë

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

  Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari prej disa ditësh është zhvendosur në Korçë, sipas së cilit është braktisur nga qeveria, nga ku denoncon problemet e shumta që hasin banorët. Këtë...