1943/Kapitullimi i Italisë fashiste. Mesazhi i kryeministrit shqiptar: “Në përleshjen e madhe njerëzore që po zhvillohet, Shqipëria nuk mund të lozë asnjë rol”

Hënë, 07 September 2020 15:56
Kryeministri Ekrem Libohova dhe thirrja telegrafike e tij Kryeministri Ekrem Libohova dhe thirrja telegrafike e tij

Kastriot Dervishi

Ndërsa po bëhej e qartë se regjimi fashist po tronditej, shtypi zyrtar përpiqej të mos e pasqyronte këtë realitet. Kështu, ndërsa aleatët kishin sulmuar Italinë, shtypi jepte një fjalim të Musolinit në PKFI, ku ai bënte thirrje se 46 milionë italianë duhej të ishin 46 milionë ushtarë (“Tomori” 6 korrik 1943). Shkarkimi i Musolinit nga Këshilli i Epërm Fashist, u paraqit si dorëheqje prej tij, ndërkohë që më 25 korrik 1943, gazeta “Tomori” vendoste për herë të fundit, citatin e Duces “Shqipëria është në zemrën time”, ndërsa citati i Viktor Emanuelit III “Fatet e Shqipërisë janë pazgjidhshmërisht të lidhura me ato të Italisë”, vazhdoi të botohej deri në numrin e fundit të gazetës. Në lidhje me gjendjen, u botua shpallja e përbashkët e mbretit dhe e Badoglios, e datës 25 korrik 1943 (“Tomori” 27 gusht 1943). Zëvendësisht kryeministri Iliaz Agushi i drejtoi popullit një thirrje për qetësi, ndërsa kryeministri Ekrem Libohova, i cili ishte në këtë funksion nga 11 maji 1943 “u nis për punë private në Itali”. Ndërkohë u tha se, Badoglio mori nga mbreti fuqi të plota si komandant i përgjithshëm ushtarak. Pariani i kërkoi popullit të ruante qetësinë, me anë të një mesazhi (“Tomori” 31 korrik 1943). Në ditët e para të shtatorit, Alberto Pariani u emërua ambasador i Italisë në Berlin, duke i dhënë fund kështu funksionit të mëkëmbësit (“Tomori” 3 shtator 1943). Më 9 shtator 1943, u botua kjo shpallje e Badoglios: “Qeveria italiane, duke e njohur pamundësinë ta vijojë luftën e pabarabartë kundra fuqisë shumë më të madhe kundërshtare, me qëllim që t`i kursejë fatkeqësi të tjera dhe më të rënda të kombit, kërkoi një armëpushim tek gjenerali Eisenhover, kryekomandant i fuqive aleate anglo-amerikane. Kërkesa u pranua. Për pasojë, çdo vepër armiqësore kundra fuqive anglo-amerikane, duhet të pushojë, nga ana e fuqive italiane. Për këto, do të veprojnë kundra sulmesh eventuale, të ardhur prej çdo ane tjetër (“Tomori” 10 shtator 1943).

Apeli i kryeministrit Ekrem Libohova

“Dëshira për t’i shërbyer atdheut më bindi të pranoj të marr në dorë qeverinë, në një kohë tepër kritike. Vullneti im i ngushtë, ka qenë t’i sjell Shqipërisë rregullin dhe bashkimin. Unë dhe bashkëpunëtorët e mi kemi qenë të bindur se, në përleshjen e madhe njerëzore që po zhvillohet, Shqipëria nuk mund të lozte asnjë rol. Qëndrimi ynë nuk mund ta influenconte luftën që të anojë, nga njëra o nga tjetra anë, bindja jonë ka qenë dhe është se kombi shqiptar ka nevojë për rregull dhe disiplinë, bashkim e vëllazërim, që të mundë, me urtësinë që e ka shquar në çastet kritike, të dalë i pagjymtuar fizikisht dhe ekonomikisht nga ky konflikt i përbotshëm dhe mbi të gjitha, të dalë i bashkuar, që të mundet, me një zë të vetëm, të mbrojë të drejtat e tij. Me arritjen e armëpushimit që bëri Italia, fillon për atdheun shqiptar një fazë e re, tepër e rëndësishme dhe preokopuese. Do të mundim ta kapërcejmë, vetëm nëse do të vendosim të bashkohemi që të gjithë, pa asnjë dallim, rreth flamurit dhe të lidhim besën e shenjtë për t`i dalë zot atdheut. U bëj thirrje pra, të gjithëve, sa kanë gjak shqiptari, qysh prej Ulqinit në Tetovë, të shtrëngohen rreth flamurit, të mbajnë gjakftohtësinë, të disiplinohen, që të mundim, si një trup i vetëm, të mbajmë kufijtë tanë, gjersa konferenca e paqes të caktojë fatin tonë. Fati ynë si komb dhe si shtet, varet nga urtësia dhe gjakftohtësia që do të kallzojmë në këto çaste historike. Shpëtimi ynë qëndron në bashkim, rregull dhe disiplinë".

Modifikuar më Hënë, 07 September 2020 16:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...