1943/Kapitullimi i Italisë, telegrami i Kolë Bibë Mirakajt

Hënë, 07 September 2020 16:05
Kolë Bibë Mirakaj dhe pjesë nga telegrami i tij Kolë Bibë Mirakaj dhe pjesë nga telegrami i tij

Nga Kastriot Dervishi

Pas kapitullimit të Italisë, apeli i kryeministrit pasohet me telegramin e ministrit të Punëve të Brendshme, Kolë Bibë Mirakaj. Edhe ky e ushtronte detyrën nga 11 majit 1943.

Telegrami

“Kurrë më tepër se në këtë moment delikat të historisë, kombi nuk ka pasë nevojë të jetë i bashkuem, të mbajë gjakftohtësinë e rregullin, prej të cilave, varet jeta e kombit. Ftojmë gjithë autoritet civile e policore dhe i bajmë përgjegjës para historisë, që të përdorin të gjithë mjetet e masat, tue fillue prej atyne ma atnore e ma tradicionale. Me lidhë besë me krenët e vendit e në lyp nevoja dhe me mjetet ma ekstreme për të mbajtë rregullin e për t’u bashkue top të gjithë shqiptarët, rreth flamurit të shenjtë, për të ruajtur kufijtë e ekzistencës e kombit. Ushtritë që ndodhen në tokën tonë që prej sodit do të pushojnë çdo veprim, po janë të disponueshme me u mbrojtë e me rujtë rregullin. E theksoj për të gjithë e në mënyrë të veçantë, për gjindarmërinë, policinë e milicinë kombëtare, se është detyrë e shenjtë të mos abandonojnë kurrkush detyrën. Ata qi veprojnë të kundërtën, tradhtojnë kombin. Apeli i kryeministrit të vihet ndër vendet e shpalljes”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...