1943/Deklarata e pavarësisë dhe Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm

Diel, 13 September 2020 18:07

Nga Kastriot Dervishi

Pas kapitullimit të Italisë, qeveria e asaj kohe në Shqipëri ia dorëzoi pushtetin Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm, i dalë ky nga një komitet që nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë. Në këtë të fundit ndër të tjera thuhej se, për t’i prerë hovin “anarkisë së krijuar me ndryshimin e situatës”, duke besuar fetarisht në ardhmërinë e atdheut dhe në “të drejtat si komb i lirë dhe i pavarur”, vendosej rishpallja e pavarësisë, legalizimi i së cilës do të bëhej nga një vendim i Kuvendit. U deklarua rrëzimi i Qeverisë së Ekrem Libohovës, duke u shpallur zëvendësimi i saj me një komitet të përkohshëm i cili do të kryente detyrat ekzekutive si dhe do të përgatiste zgjedhjet.  

Deklarata u nënshkrua nga: Bedri Pejani, Dervish Biçakçiu, Ibrahim Biçakçiu, Adush Kastrati, Ahmet Dakli, Ismail Sefa, Mihal Zallari, Akile Tasi, Vehbi Frashëri, Rifat Tartari, Lef Nosi, Hidajet Lekdushi, Hasan Ceka, Asim Abdurahmani, Raif Maliqi, Xhelal Mitrovica, Et’hem Cara, Iljaz Cakrani, Eqerem Telhaj, Menella Bezhani, Xhaferr Deva, Filip Llupi dhe u botua në gazetën “Kombi”, më 19 shtator 1943. U ngarkua Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm të kryente detyrat ekzekutive dhe të merrej me përgatitjet e zgjedhjeve, deri në formimin e qeverisë së re.

Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm (KEP), që veproi më 14 shtator – 4 nëntor 1943, përbëhej nga:

-Ibrahim Biçakçiu –kryetar

-Xhaferr Deva – anëtar i ngarkuar me Punët e Brendshme

-Eqerem Telhaj – anëtar i ngarkuar me Punët Botore dhe Financat

-Vehbi Frashëri – anëtar i ngarkuar me Punët e Jashtme

-Bedri Pejani – anëtar i ngarkuar me Arsimin

-Mihal Zallari – anëtar i ngarkuar me Kulturën Popullore

-Xhelal Mitrovica – sekretar 

KEP-i preu të gjitha lidhjet që buronin nga i ashtuquajturi “Bashkim personal”, duke synuar në radhë të parë pavarësinë e shtetit, krijimin e institucioneve dhe përjashtimin e vendit nga pozitat kapitulluese ku kishte rënë prej disa ditësh Italia. U rrëzua ligji mbi barazimin e të drejtave civile e politike të qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre italianë në Shqipëri. U ngarkua nënkomiteti për çështjet financiare për të studiuar mënyrën e rregullimin ekonomik të nëpunësve. Një urdhër i posaçëm i detyronte nëpunësit të paraqiteshin në punë, përndryshe quheshin të pushuar. U quajtën si të pavlefshme të gjitha shitblerjet që ishin bërë pas datës 7 shtator 1943 nga ushtria italiane si dhe u quajtën të skaduara lejet për mbajtjen e armëve (po aty). U bllokuan disa firma italiane deri në sqarimin e natyrës juridike, duke mos lejuar transferimin e fondeve të tyre. Po ashtu KEP-i quajti si të pavlefshëm bashkimin ekonomiko - doganorë - valutor të 20 prillit 1939 me Italinë dhe konventën tekniko - doganore të 28 majit 1939, duke rifuqizuar tarifat doganore para 7 prillit 1939, vendosi pavarësi në të gjitha degët e administratës shtetërore, duke përjashtuar nga shërbimi nëpunësit italianë; ngriti një komision për çështjet botore e një nënkomitet për çështjet e financës të përbërë nga: Ismail Sefa, Rrok Gera, Zija Bejleri, Dhimitër Pasko, Vangjel Meksi, Sokrat Dodbiba, Qemal Kasoruho, Sotir Kondi. KEP rrëzoi dekretin nr. 101 datë 3 prill 1940 “mbi krijimin atributet dhe funksionimin e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ”; rrëzoi marrëveshjen e 3 qershorit 1939 që kishte unifikuar shërbimet diplomatike midis Shqipërisë dhe Italisë. Gjithashtu KEP dha amnisti për të gjithë të burgosurit politikë dhe urdhëroi lirimin e tyre. Më 20 shtator 1943, KEP-i vendosi krijimin e ushtrisë shqiptare, sipas strukturës që kishte ekzistuar para pushtimit fashist.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...