Kur u “çlirua” Berati mor aman?

Hënë, 14 September 2020 14:07
Faksimile nga libri i vitit 1972 dhe dokumenti nga dosja e historikut të Brigadës së 7 Faksimile nga libri i vitit 1972 dhe dokumenti nga dosja e historikut të Brigadës së 7

Nga Kastriot Dervishi

Më 13 shtator 2020, “veteranët” dhe autoritetet vendore festuan “çlirimin” e Beratit nga pushtuesit nazistë. Mirëpo shikoni sesi lëviz për këtë ngjarje jo vetëm data, por edhe të dhënat nga viti në vit. Midis viteve 1944-1972, janë vrarë edhe 347 gjermanë të tjerë. Ndërsa po midis këtyre viteve janë “ngjallur” 20 partizanë. Sigurisht njihet fakti se ushtria gjermane po tërhiqej nga gjithë Ballkani dhe nuk do qëndronte vetëm në Berat. Por sipas terminologjisë komuniste, edhe largimet quhet “çlirime” sepse nevojiteshin data për agjitacionin monumental.

-Në historikun e Brigadës së 7-të thuhet se Berati është çliruar më 12 shtator 1944 dhe armiku la 53 të vrarë dhe 70 plagosur. Nga partizanët u vranë 3 dhe u plagosën 13. Nuk jepet asnjë e dhënë për numrin e gjermanëve këtu. (AQSH/AP, F.183, V.1944, D.24, fleta 4)

-Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme”, Tiranë 1972, botim i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, Tiranë 1972 (botimi i dytë), faqe 331-333, thuhet se qyteti u çlirua më 12 shtator 1944 nga batalione të Brigadës së 7-të. Armiku pati këto dëme: 400 të vrarë, 300 robër “dhe mjaft të plagosur”. Nga partizanët u vranë 23 dhe u plagosën 38. Në këtë botim thuhet se në Berat ishin 600 gjermanë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...