Dajaku i hetuesit dhe proceset false të tij

Tuesday, 15 September 2020 13:21

Nëpërmjet një letre drejtuar Byrosë Politike, Ndue Nikolla shpresonte se do të tregonte të vërtetën e procesit të tij. Ai besonte se udhëheqja nuk dinte gjë për torturat dhe proceset e manipuluara të kësaj kohe. Nikolla kish lindur në vitin 1917 në Kabash të Pukës. U dërgua ushtar në frontin italo-grek, por më 24.11.1940 dezerton. Në përpjekje vret një mareshal dhe dy karabinierë. Pasi arrestohet, dënohet me burgim fillimisht me vdekje e më pas me burgim të përjetshëm. Çohet në burgjet italiane. Lirohet prej amerikanëve nga ishulli i San Stefanit. Më 13.4.1944 nisen për në Shqipëri dhe inkuadrohet partizan në zonën Guci-Shkodër. Më 20.1.1945 pranohet anëtar i PKSH-së. Kur nisën të arrestohen gjithë personat që kishin qenë të internuar apo burgosur nga fashizmi në Itali, i erdhi edhe këtij radha më 15.4.1947. Me vendimin nr.700, datë 11.2.1948 dënohet me 10 vjet burgim me akuzën e “agjentit anglo-amerikan”. Në letrën e datës 9.12.1948 ai tregon sesi pas torturave të rënda është bindur të nënshkruajë akuza që nuk qëndronin dhe që rënduan pozitat e shtetasve: Hasan Reçi, Sinan Gjoni, Spiro Ruço, Spiro Dhima, të cilët u pushkatuan. Paralelisht me procesin e të përmendurve, u zhvillua edhe një proces, në përfundim të të cilëve u ekzekutuan Adem Dërhemi, Vahit Maçi, Njazi Bimi, Xhemal Farka.

Pjesë nga letra e gjatë drejtuar Byrosë Politike

“Porsa u arrestova, shokët hetues të Sigurimit mi përplasën akuzat në turi një mbas një së bashku me të rrahurat e kamxhikut, të grushteve dhe të shqelmave: “Ke punua për amerikanët, je bërë spiun i amerikanëve, ka marrë para prej tyre, ke bërë kontrata me amerikanët, u ke dhënë informata amerikanëve”. Po unë, si i pafajshëm që isha, si njeri që nuk kisha as dijeninë më të vogël për sa kërkonin e jo më të kisha bërë këto gjëra, nuk pranova asnjë akuzë të gënjeshtërt dhe i barta me durim të gjitha këto tortura morale dhe trupore. Ju përgjigja shokëve hetues për sa më pyesnin me sinqeritet dhe pa fsheh asgjë, i sqarova të gjitha çështjet dhe u përpoqa të vej punë në rrugën e drejtë. Por hetuesit e mi nuk donin këtë rrugë. Ata kërkonin prej meje të pranoja gjëra që nuk i kam bërë, të gënjeja, të shpifja kundër vetvetes dhe shokëve, të pranoja se isha spiun i amerikanëve, ndërsa isha i pastër, të pranoja çdo trilli që ata më thonin. Prandaj hetuesi im, pas 4 muajsh tortura dhe fyerje zgjodhi një rrugë tjetër, të dhelpërisë, duke parë se grushtet dhe kamxhiku nuk nxirrnin përfundimet që ai kërkonte, më tha fjalë për fjalë se e kërkonte interesi i partisë që unë të pranoja akuzat që bëheshin, sepse përgjegjës ishin shokët që më kishin udhëhequr, ndërsa unë si fshatar i thjeshtë gjoja isha tërhequr prej hunde nga këta shokë”.

Modifikuar më Tuesday, 15 September 2020 14:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...