Ishin më pak se 19 mijë partizanë, por u vranë 28 mijë

Premte, 26 Mars 2021 14:16

Sa herë referohen shifrat e regjimit komunist duhet të kesh kujdes nga manipulimet e ndodhura aty. Këta gënjeshtrën dhe mashtrimin e kanë pasur në gjak. Kryegënjeshtra që e mbrojnë edhe sot, sepse nuk mund të rrinë asnjëherë pa gënjyer e mashtruar, është shifra e “28 mijë dëshmorëve”. Sado që nuk i dalin për zot me asnjë lloj justifikimi, prapë nuk heqin dorë së gënjyeri. Mirëpo, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” botuar në vitin 1985 nga Akademia e Shkencave, në faqet 115-122, gjendet informacione mbi brigadat komuniste e numrin e partizanëve. Të gjitha shifrat janë të tejzmadhuara e nuk i përgjigjen asnjë realiteti. Megjithatë, le t’i pranojmë e të bëjmë një llogaritje. Nga numërimi i shifrave të dhëna për brigadat, në të cilat shihet se mungojnë ato me numrat 13, 21 dhe 26, del një shumatore prej 18.121 partizanësh. Po të shtojmë me sondazh p.sh. 800 të brigadës që nuk ka shifra dalin 18.921 partizanë. Atëherë, i bie që ushtria “e lavdishme” është vrarë e gjitha dhe ka marrë borxh edhe mbi 9 mijë të tjerë.

Lista e brigadave komuniste sipas datës së formimit dhe numrit të partizanëve

-Brigada e 1-rë, 15.8.1943, 556 partizanë

-Batalioni “Antonio Gramshi” 137 partizanë italianë

-Brigada e 2-të, 28.11.1943, 450 partizanë 

-Brigada e 3-të, 9.10.1943, 379 partizanë 

-Brigada e 4-rt, 28.12.1943, 550 partizanë

-Brigada e 5-të, 20.1.1944, 960 partizanë

-Brigada e 6-të,  26.1.1944, 912 partizanë

-Brigada e 7-të, 17.3.1944, 420 partizanë

-Brigada e 8-të, 25.4.1944, 850 partizanë 

-Brigada e 9-të, 16.10.1944, 1498 partizanë                              

-Brigada e 10-të, 6.11.1944, 1225 partizanë         

-Brigada e 11-të, 1.11.1944, 1200 partizanë

-Brigada e 12-të, 20.5.1944, 650 partizanë

-Brigada e 14-të, 17.8.1944, 559 partizanë

-Brigada e 15-të, 29.6.1944, 750 partizanë          

-Brigada e 16-të, 20.8.1944, 465 partizanë  

-Brigada e 17-të,  26.9.1944, 700 partizanë

-Brigada e 18-të, 18.8.1944, nuk ka info 

-Brigada e 19-të, 30.8.1944, 800 partizanë

-Brigada e 20-të, 9.9.1944, kishte 800  partizanë

-Brigada e 22-të, 18.9.1944, 1100 partizanë

-Brigada e 23-të, 21.9.1945, 700 partizanë 

-Brigada e 24-t, 4.10.1944, 560 partizanë

-Brigada e 25-të, 6.11.1944, 700 partizanë

-Brigada e 27-të, 29.11.1944, 1200 partizanë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...