Erifili Bezhani, avokatja e burgosur

E Enjte, 27 May 2021 18:21

Rrallë do gjesh shtete në botë që të kenë qenë aq të pamëshirshëm me njerëzit e shkolluar. Inxhinierë, doktorë, profesorë, teknikë, agronomë, etj, mbushën burgjet pas vitit 1945, ndërsa injorantët u vunë në krye të shtetit. Zonja që shikoni në foto ishte e mbikualifikuar, por regjimi komunist, nuk i shfrytëzoi dijet e saj, i shkurtoi jetën.

Erifili Bezhani, bijë e Pavllos dhe Amalisë, lindur në Vlorë më 12.2.1906 ishte diplomuar në Francë për drejtësi, pasi punoi dy vjet në Francë si avokate, erdhi në Shqipëri në vitin 1943.

Ajo u arrestua më 16.5.1947 dhe u përfshi në një proces së bashku me shtetasit Sejfi Vllamasi (ish ministër), dervish Hysni Malaj dhe Dhori Xibinaku. Erifili u akuzua në bazë të neneve 3 e 4 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, për përfshirje në një parti opozitare (e cila kërkoi zgjedhje të lira, zgjidhje të çështjes së Kosovës, etj), nxitur nga Gjergj Kokoshi, në lidhje me “organizatën e deputetëve” dhe misionet anglo-amerikane në Tiranë.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.32, datë 23.1.1948 e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 20 vjet burgim dhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.92, datë 29.2.1948 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Njihet një letër e nënës së saj, shkruar më 13.6.1949, në të cilën kërkon lirimin e vajzës sepse ishte e sëmurë dhe një plage në këmbë.

U lirua nga burgimi me dekretin nr.1368, datë 26.11.1951 të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr.128 i listës së Burgut të Tiranës).

Pas daljes nga burgu punoi për pak kohë si avokate, por shumë shpejt ia heqin të drejtën e ushtrimit të profesionit. Erifili vdiq në spitalin e Tiranës më 15.2.1959.

Modifikuar më E Enjte, 27 May 2021 19:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...