1977/Byroja dhe koçekët e misrit

Premte, 28 May 2021 17:24

Nëse këtë bisedë do ta publikosh pa emra, çdokush mund të kuptojë se po zhvillohet ndonjë debat agronomësh. Nuk është ashtu, por një bisedë e anëtarëve të Byrosë Politike.

***

Hekuran Isai: Edhe për superfosfatin e njëjta gjë u tha, superfosfati që nga fabrika e deri sa shkon në arë merret e hidhet me lopatë. Mjaft superfosfat përdoret duke shkuar sa nga një vend në tjetrin, nga kooperativa në sektorë e nga sektori në arë, i paambalazhuar. Në përgjithësi shoku Enver, shokët e Rrethit të Korçës ishin preokupuar seriozisht për këtë problem. Kishin kapur edhe problemin e konsumit të materialeve në konvikt. Shefi i planit tha se për konviktet ata kishin një normativë që çarçafët për 3 ose 5 vjet të dilnin jashtë përdorimit. Mirëpo kjo çështje duhet parë më me kujdes se këto çarçafë qepen për qytetarin dhe përdoren nga ata edhe për 10 vjet të tjera. Pra, siç shihet, në këtë drejtim ka një varg problemesh.

Enver Hoxha: Ashtu është, probleme ka shumë, problemet që nuk mbarojnë.

Hekuran Isai: Ndërsa në industri kemi një ligj për firon ashtu siç e kemi, mbase dhe atë duhet ta shohim, por në bujqësi nuk kemi fare rregulla dhe ligj për këtë. Nuk thuhet gjëkundi se sa duhet të jetë e si duhet të jetë gjithë kjo pasuri e madhe që administrohet në kooperativat tona bujqësore. Ai magazinieri, siç tha shoku Prokop, del mirë me inventarin, por kjo çështje duhet të shikohet mirë në sektorët e tjerë.

Enver Hoxha: Jo, jo nuk ka rregulla dhe në bujqësi për firo, ku e di që thua se nuk ka.

Hekuran Isai: Nuk ka shoku Enver, e di shumë mirë këtë gjë.

Enver Hoxha: Ka rregulla për firon në grurë, në misër, si nuk ka?

Hekuran Isai: Në kooperativat bujqësore nuk ka, shoku Enver, por këtë unë pyeta jo një herë, por disa herë.

Enver Hoxha: Për shembull, merr kooperativa 10 ton grurë, por në këto unë pyeta jo një herë, por disa herë, por ajo parashikon njëfarë firo. Edhe kur e blejmë grurin, pambukun dhe prodhimet e tjera, ne i blejmë firo.

Ramiz Alia: Në koçekët e misrit ka firo, prandaj është misër i kualitetit të parë, të dytë, etj, etj.

Hekuran Isai: Jo, jo nuk ka gjë për këtë.

Enver Hoxha: Mirë, mirë, nga këto probleme që thua ti ka me mijëra, ka plot, duhet t’i shohë qeveria të gjitha këto gjëra, po kështu edhe dikasteret, edhe komitetet ekzekutive në rrethe.

 

Modifikuar më Premte, 28 May 2021 17:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...