Kampi nr.303 Rinas, organika e tij

Diel, 30 May 2021 18:24
Skica e Kampit e përpiluar nga ish i dënuari politik Gëzim Çela Skica e Kampit e përpiluar nga ish i dënuari politik Gëzim Çela

Në 14 – 15 korrik 1955 kampi nr.2, i cili ishte formuar në vitin 1951, u zhvendos në Rinas të Tiranës. Këtu ndërtohej aerodromi i ri i Tiranës, një prej veprave më të mëdha të regjimit. Kampi  punoi këtu për 4 vjet deri në vitin 1959. Këtu ishin arratisur 2 të dënuar të cilët ishin kapur më vonë. Punimet mbaruan më 8 shkurt 1959. Ngutja e punimeve u bë sepse në maj 1959 në Shqipëri do të vinte sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov. Edhe këtu kishin shpërthyer dekoratat për kolektivin e atyre që ruanin të burgosurit. Puna këtu ishte gërmimi me imtësi i tokës së aerodromit e cila nuk duhej të kishte asnjë rrënjë barishte poshtë. Pas këtij gërmimi, filloi shtrimi me gurë e më pas betonimi i thellë.

Kampi nr.2 raportonte se gjatë vitit 1955 kishin hyrë në repart 256 të dënuar politikë dhe 498 ordinerë. Në fund të vitit 1955 kampi kishte një trupë prej 617 të dënuarish politikë dhe 199 ordinerë, gjithsej 816 vetash. Efektivi mesatar gjatë vitit vlerësohej në rreth 870 të burgosur.

Në bazë të urdhrit nr.1620, datë 21.12.1955 reparti mori numrin 303.

Kampi nr.303, sipas organikës së datës 25.4.1956, duke qenë i ngjashëm edhe me kampet nr.305 dhe 309, kishte këtë përbërje:

-Komandanti, nënkolonel, 6000 lekë

-Zëvendëskomandanti për punë politike, major, 5500 lekë

-Zëvendëskomandanti për stërvitjen, major, 4500 lekë

-Zëvendëskomandanti për prapavijën, major, 4500 lekë

-Referent operativ Sigurimi, kapiten I, 4200 lekë

-Referent evidence, toger, 3600 lekë

-Radistë, mareshallë, (3)

Prapavija:

-Shef i prapavijës (dhe zëvendëskomandant)

-Referent ushqimi, kapiten I, 3900

-Magazinier ushqimi, mareshall

-Referent i financës

-Llogaritar për të burgosur

-Kuzhinier (ushtarë), (2)

Repartet e shërbimeve:

-Toga e brendshme: komandanti, nënoficerë të kontrollit të brendshëm (7), nënoficerë roje në punë (9)

-Toga e shërbimit të jashtëm: komandanti, nënoficeri për qenin (3), komandant skuadre (6), ushtarë (65)

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...