1961/60 vjet nga inskenimi i “komplotit çam”

Hënë, 31 May 2021 18:47

Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë vendit, po përgatiteshin të rrëzonin shtetin socialist në Shqipëri. I gjithë ky skenar sa qesharak aq edhe propagandistik, shërbeu për dy qëllime: për të shuar një veprimtari (të cilën as e preku në fakt) dhe për të goditur me themele komunitetin çam që jetonte në Shqipëri. Historia nis në vitin 1957, teksa në Tiranë erdhi informacioni se zbulimi amerikan kishte dy kanale informacioni në zonën e Devollit dhe në Konispol. Duke dështuar prej vitesh të gjente këto dy kanale, regjimi komunist inskenoi një proces ndaj “grupit çam”, i cili as kishte lidhje me kanalet në fjalë. Me vendimin nr.5, datë 27.5.1961, të këshillit gjyqësor të posçëm të Gjykatës së Lartë, të pandehurit morën këto dënime:

-Me vdekje u dënuan:  Teme Sejko, Tahir Demi, Abdyl Resuli dhe Hajri Mane

-Me 25 vjet burg u dënuan: Sami Murati, Nasho Gërxho, Jonuz Purizo

-Me 20 vjet burg u dënuan: Adem Kalo

-Me 15 vjet burg u dënua: Asllan Veliu

Njoftimi zyrtar për këtë vdekje,  i botua në shtypin e kohës, thotë se data e ekzekutimit është 31 maji 1961. Tragjike ishte historia e vdekjes së Teme Sejkos. Më poshtë, pjesë nga dy dëshmi nga pjesëmarrësit në ekzekutim:

Kur shkuam në Linzë, ishte errësirë dhe vendi me shkurre. Temen e kapëm dy veta dhe zvarrë e zbritëm rreth 20 metra poshtë rrugës, vendi ishte shumë i pjerrët. E çuam ku ishte një gropë e hapur, se kush e kishte bërë, nuk e di. E hodhëm në gropë. Në gropë, me sa më kujtohet, dikush i ra me kazmë në kokë disa herë dhe tha sa të fortë e ka kokën. Para se ta hidhnim në gropë, Jorgo Bimo i hoqi pantallonat dhe një bluzë kadife dhe i mori me vete. Pas kësaj e mbuluam me baltë, shkuam tek makinat dhe erdhëm në Tiranë.

***

Gropën e bëri shoferi që na çoi ne në Maminas, i cili posa na çoi, u largua dhe u kthye në mbrëmje, që na mori, këtë detyrë ai e kishte marrë nga Mihallaq Ziçishti. Si e zbritën kufomën te gropa, shkova dhe unë. Për t’u siguruar për vdekjes e Temes, unë me një kazmë që gjeta aty pranë, i rashë Teme Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Më kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe u larguam.

Modifikuar më Hënë, 31 May 2021 18:52

30 komente

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Klement Çela iu ben thirrje demokrateve:Me 11 DHJETOR duhet të jenë në Kuvendin Kombëtar të PD si e vetmja rrugë për ekzistencën e PD

Politikë

Klement Çela iu ben thirrje demokrateve:Me 11 DHJETOR duhet të jenë në Kuvendin Kombëtar të PD si e vetmja rrugë për ekzistencën e PD

Të nderuar demokratë,Të nderuar qytetar të Lushnjes,Fort të dashur bashkëudhëtarët e mi në misionin e gjatë opozitar të Grupseksionit Karbunarë e Madhe! Sot,Partia Demomratike thuhet që:"Ndodhet në ditë të vështira?! Unë mendoj...

Ceremonia e largimit të Angela Merkel, paradë, muzikë klasike dhe mbajtje pishtarësh

Globi

Ceremonia e largimit të Angela Merkel, paradë, muzikë klasike dhe mbajtje pishtarësh

  Angela Merkel javën e ardhshme do të largohet nga detyra si kancelare e Gjermanisë. Mbrëmjen e sotme pritet që të mbahet një ceremoni ushtarake me muzikë për nder të saj. Sipas...

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

Politikë

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

  Një prej qytetarëve të pranishëm në Foltoren e Sali Berishës në Bajram Curri në Tropojë, foli për situatën aktuale që po kalon vendi. Qytetari theksoi se Berisha është një burrë krenar...