Ndodhte edhe kështu në Kampin e Tepelenës

E mërkurë, 02 June 2021 19:10

Përveç pjesës “natyrale” të Kampit të Tepelenës, herë pas herë sillej nga Ministria e Punëve të Brendshme edhe ndonjë që kishte qenë me partinë, madje partizan. Letra e mëposhtme e tregon fare mirë këtë situatë. Një letër nga Korça, denonconte se ishin liruar “armiq” por jo djali i saj.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Enver Hoxha

E nënshkruara Mangalina Loni T., banuese në Korçë..., kam nderin t’ju lutem sa vijon:

Që në muajin gusht të vitit 1949, biri im Vasil Loni T. është arrestuar dhe sot ndodhet i izoluar në Kampin e Tepelenës. Unë nuk di shkaqet e arrestimit të tij, vetëm se habitem se të jetë fajtor një person si biri im, i cili rrjedh nga një shtresë shumë e varfër dhe përveç kësaj gjatë luftës nacionalçlirimtare ka qenë një aktivist i mirë, ka bërë pjesë në organizata antifashiste dhe ka qenë në njësit në qytet. Në gusht 1944 ka qenë partizan dhe ka bërë pjesë në Brigadën e 20 sulmuese. Kohët e fundit kam parë se janë liruar nga kampet e izolimit elementë borgjezë ,e një të kaluar të zezë antipopullore si janë paraziti Jani Avramushi, etj dhe biri im po mbahet akoma. Unë nuk di shkaqet e mbajtjes së tij në këtë kamp, por më vjen turp nga bota që biri im të konsiderohet si armik dhe në rast se faji i tij është i tillë sa të qëndrojë akoma në këtë kamp, unë e pranoj, por vetëm do të dëshiroja që të merret edhe njëherë në shqyrtim çështja e tij nga organet kompetente. Nuk di nëse e kaluara e tij lehtësohet me këtë dënim. Ju kujtoj se jam një plakë që me izolimin e tij kam mbetur vetë dhe pa ndonjë përkrahje.

Ju përshëndes dhe ju uroj jetë të gjatë.

Margarita Loni T.

VFLP, 1.2.1952

Modifikuar më E mërkurë, 02 June 2021 19:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...