45 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të naftës

Diel, 27 June 2021 13:21
Koço Plaku në gjyq Koço Plaku në gjyq

Njerëzit e ditur që ishin pasuri e patjetërsueshme intelektuale e vendit, të cilët i dhanë ekonomisë miliona dollarë fitime, regjimi komunist i vrau. Kjo sepse dështimet e veta ekonomike, regjimi ua faturonte atyre q nuk kishin asnjë faj. Sot mbushen 45 vjet nga pushkatimi i inxhinierëve të naftës. Pas dy procesesh hetimore-gjyqësore, tre persona u dërguan për ekzekutim. Presidiumi i Kuvendit Popullor, më 26.4.1976 vendosi refuzimin e faljes së jetës:

-Koço Josif Plaku nga fshati Hoçisht i Korçës, i vitlindjes 1929, akuzuar në bazë të neneve 72, 73/1, 64-12, të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim), me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

-Milto Vasil Gjikopulli, i vitlindjes 1938, nga fshati Dhërmi i Vlorës, akuzuar në bazë të neneve 72, 73/1, 64-12, të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim), me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

-Andrea Kristaq Manço nga Bobshtica, i vitlindjes 1923, akuzuar në bazë të neneve 72, 73/1, 81, 91/II, 199 të Kodit Penal, dënuar me vdekje (pushkatim) me vendimin nr.11, datë 20.5.1976 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ekzekutimi u bë në Tiranë ora 24.00 të datës 28.6.1976. Nga tre të dënuarit foli vetëm Koço Plaku i cili deklaroi se nuk kishte qenë spiun dhe e priti vdekjen duke kënduar. Të tjerët nuk folën.

Login to post comments