Injoranti që shkroi “Katovicën”

Diel, 22 August 2021 19:13

Nga Kastriot Dervishi

Një injorant (në kuptimin e plotë të fjalës), duke mos u bazuar askund, por vetëm në imagjinatë, shkroi keq një tekst që do shpërndahej në mënyrën më të pabesueshme si lënda e një teorie konspiracioni me emrin “Katovica”, gjoja e folur në tetor 1989 nga Ramiz Alia. “Strateg” i madh d.m.th. Alia, i izoluar këtu brenda, i dinte punët e Europës edhe pa rënë muri i Berlinit. Mbase falsifikatori po ta dinte se do shpërndahej teksti në këtë mënyrë, do ta çonte diku për korrekturë gjuhësore, apo do konsultohej me dikë për pamjen fotografike të dokumenteve.

Teksti i mëtuar është shkruar me një makinë shkrimi të hyrë në Shqipëri pas vitit 1991. Nga tipologjia, shkrimi nuk ngjason me asnjë dokument origjinal të përdorur atë kohë nga Partia e Punës. Veç të tjerash, dokumentet e asaj kohe janë të gjitha më germën “ë”. Shkruesi i tekstit, besoj diku midis viteve 1995-1998 (kur edhe doli), duket qartë që është moshë e madhe, amator, i palexuar, me shkollim të kufizuar dhe që nuk e njeh gjuhën shqipe. Qysh në hyrje, tregon padijen e tij kur vendos titullin: “Ja kush do jetë demokracia...”. Përemri “kush” u drejtohet vetëm frymorëve. Po ashtu, vijon me fjalë që nisin me germa të mëdha, kur duhet të jenë të zakonshme se nuk janë emra, as kanë diçka të veçantë, etj. Duke referuar vetëm fletën e parë, i ndërgjegjshëm se nuk i kam pikasur të gjitha keqshkrimet e tij, kam shënuar gabimet e fjalimit imagjinar, si dhe kam nxjerrë disa fjalë tipike, llahtarisht të shkruara keq nga përpiluesi i falsifikimit, si më poshtë:

-“Demokracia e jonë”- demokracia jonë

-“Kejo” – kjo

-“ti” – t’i

-“Perndimit” -Perëndimit

-“Dizidencës” – disidencës

-“anti-komuniste” – antikomuniste

-“të persekuruarit Politk”- të persekutuarit politikë

 -“izmeqarët” – hyzmeqarët

-“tu kompletojem” – t’u kompletojmë

-“ti aferojmë” – t’i afrojmë

-“kompesim” – kompensim

-“presjon” - presion

-“difekte” – defekte

-“pasurija” – pasuria

-“kujdese” - kujdes

-“studjoj” – studioj

-“pensjoniste” - pensionistë

-“të sigurestruarve” – të sekuestruarve

-“të çpronesuarve” – të shpronësuarve

-“te pa rendesishme” – të parëndësishme

-“qe ju njifet” – që u njihet

-“as nje here” – asnjëherë

-“tjeterin” – tjetrin

-“materjalin” – materialin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...