1944/Konkurrencë edhe me gjermanët, donin ta vrisnin vetë Veli Vasjarin

E mërkurë, 08 September 2021 18:57
Veli Vasjari dhe faksimile nga letra Veli Vasjari dhe faksimile nga letra

Ish prefekti Veli Vasjari (1887-1944), ish nënprefekt në kohën e kongresit të Lushnjës dhe ish drejtor i përgjithshëm i Policisë nuk bënte pjesë në formacione politike. Ai kish qenë prefekti i fundit i Korçës dhe ishte larguar më 8 prill 1939. Kur u kthye në vitin u gjend i vrarë më 12.5.1944 në rrugën midis Grabovicës dhe Çërravës teksa udhëtonte autokarron e shoqërisë SATA që vinte nga Tirana.

Në raportin e gjatë të datës 15 qershor 1944, të shtabit të Qarkut të Korçë për Shtabin e Përgjithshëm, nënshkruar nga Teki Kolaneci, për këtë vrasje thuhej:

“Veli Vasjarin e vranë gjermanët. Gabim bënë shokët që e kishin lënë pa vrarë, por prapë shkoi atje ku duhej”.

Login to post comments