Ndërsa bëheshin punime për ndërtimin e një parku u zbulua një bombë 1.8 tonëshe e Luftës së Dytë Botërore. Kjo ka çuar në ndërprerjen e punimeve.
26 mijë persona u zhvendosën nga qyteti i Paderbornit për të vijuar me punën për çaktivizimin e bombës gjigante nga autoritetet gjermane.
Për largimin e banorëve u angazhuan Kryqi i Kuq, departamenti i zjarrfikëses dhe policia gjermane. Bëhej fjalë për “pastrimin” e një zone në një rreze prej 1.5 kilometrash, ku përfshiheshin dy spitale, disa shtëpi azili dhe një universitet.
Policia gjermane ka raportuar se çaktivizimi i bombës do të kryhet në orën 13:00 dhe pasi autoritetet të jenë të siguruara se rreziku është zero, do mundësohet rikthimi i banorëve në shtëpitë e tyre.