Mattis, “kërcënon” Kinën: Po intimidon fqinjët në detin e Kinës Jugore

Saturday, 02 June 2018 08:20

Kina po dërgon raketa në zonën e diskutueshme të detit të Kinës Jugore për të frikësuar dhe shtrënguar fqinjët e saj.

Kjo është fjala e tënë nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, teksa ishte në Singapor, gjatë një konference sigurie. Sipas gjeneralit Mattis, veprimet e Pekinit po ngrejnë pikëpyetje mbi objektivat e saj për zgjerim të ndikimit.

Përveç  kësaj, ai deklaroi gjithashtu se çështja e trupave amerikane në Korenë e Jugut nuk mund të shtrohet në tryezë për diskutim, gjatë samitit të këtij muaji mes presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Shtetet e Bashkuara dëshirojnë denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean”, do të shtonte ai.

Edhe ministri koreano-jugor i Mbrojtjes ka thënë gjatë samitit të sigurisë “Shangri-La Dialogue”, se prania e forcave amerikane në Korenë e Jugut është krejtësisht i ndarë nga çështja bërthamore e Koresë së Veriut.

Për momentin, në Korenë e Jugut ndodhen të dislokuara rreth 28.500 trupa amerikane.

Në konferencën e mbajtur këtë fundjavë, Mattis deklaroi se Pekini ka dërguar pajisje ushtarake, përfshi edhe raketat antianije, ato tokë-ajër dhe pajisje për diktimin e sinjaleve elektronike në ishujt artificialë të detit të Kinës Jugore.

“Pavarësisht se Kina pretendon të kundërtën, vendosja e këtyre sistemeve të armatimeve është e lidhur drejtpërdrejt me përdorime ushtarake me qëllim intimidimin dhe shtrëngimin”, u shpreh Mattis, teksa shtoi se administrata e presidentit Trump dëshiron një marrëdhënie konstruktive me Kinën, por mund të konkurrojë fuqishëm nëse do të jetë e nevojshme.

Amerika, sipas tij, e pranon se Kina duhet të ketë një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon.

Deti i Kinës Jugore, një nga portat kyçe tregtare në rajonin përkatës është subjekt i pretendimeve të mbivendosura mes 6 shtetesh. Kina ka krijuar ishuj të vegjël artificialë, duke i kthyer ato tashmë në mjedise për qëllime ushtarake.

Muajin e kaluar, Kina uli për herë të parë avionë bombardues në ishullin “Woody”, pjesë e ishujve “Paracel”, duke nxitur reagimin dhe paralajmërimin e Uashingtonit se Pekini po destabilizonte rajonin.

Ishulli “Woody”, të cilin Kina e quan “Yongxing”, pretendohet edhe nga Vietnami e Taivan.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 08:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...