×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Bombardimet në Siri, Juncker: Hera e fundit që Assad përdor armë kimike

Saturday, 14 Prill 2018 12:10

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, duke rikujtuar se regjimi sirian nuk ka shënjestruar civilët me armë kimike për herë të parë, theksoi se ky sulmi duhet të jetë i fundit.

Juncker në një deklaratë me shkrim tha se bashkësia ndërkombëtare ka detyrim që të identifikojë dhe të kërkojë llogari prej atyre që përdorin armë kimike.

Ai duke theksuar se BE-ja fuqishëm dënon përdorimin e armëve kimike, theksoi se të gjitha palët duhet të bëjnë përpjekje për një zgjidhje politike e negociuar nën kujdesin e OKB në Siri, ku lufta ka hyrë në vitin e 8-të.

“Regjimi sirian nuk përdori për herë të parë armë kimike ndaj civilëve, por kjo duhet të jetë e fundit”, paralajmëroi Juncker.

Login to post comments