Tre pikat kyçe ku shpërthyen raketat e SHBA dhe aleatëve në Siri

Saturday, 14 Prill 2018 12:30

Del harta e zonave te goditura nga raketat e nisura nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca kunder Sirise.

Mediat e huaja kane saktesuar tre objektivat qe u shenjestruan nga raketat, nderkohe qe ka ende shume spekulim edhe per te tjera zona te goditura.

Tre objektivat

Një nga sulmet kishte në shënjestër një kompleks shkencor në Barzeh në afërsi të Damaskut, të cilin koalicioni pretendonte se ishte i përfshirë në prodhimin e armëve kimike dhe biologjike. Qeveria siriane tha se bombardimet shkatërruan një qendër edukimi dhe laboratore shkencore, por nuk pati viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se katër GR4s Royal Air Force Tornado nisën raketat Storm Shadow në atë që pretendohet se eshte nje ish bazë raketash dhe depo per ruajtjen e armeve kimike, 15 milje në perëndim të Homs.

Shenjestra e trete ishte një vend magazinimi të pajisjeve të armëve kimike dhe një vend i rëndësishëm komandues pranë Homs.

Dymbëdhjetë raketat në det të hapur shënjestruan bazën ajrore Al-Dumayr në lindje të Damaskut, sipas ushtrisë ruse. Sirianët përdorën sistemet anti-avionë S-120, S-200 dhe Buk të tipit sovjetik, duke pretenduar se kishin kapur të gjitha raketat.jarta.jpg

Login to post comments