Sulmet ajrore mbi Siri, mblidhet Këshilli i NATO-së

Saturday, 14 Prill 2018 12:43

Pas sulmeve ajrore mbi Siri, një takim i Këshillit të Atlantikut Verior do të mbahet të shtunën pasdite, tha zyrtari i NATO-s për CNN.

Franca, Britania e Madhe dhe SHBA do të informojnë aleatët mbi sulmin në Siri, tha zyrtari.

Këshilli i Atlantikut Verior është organi më i rëndësishëm vendimmarrës brenda NATO-s. Ai përbëhet nga përfaqësues të vendeve aleate, përfshirë ambasadorët, ministrat dhe krerët e shteteve dhe qeverive. Nuk ka në të votim apo vendime të marra me shumicë votash.

Login to post comments