Parisi në kaos nga protesta e ‘xhaketave të verdha’

Diel, 02 December 2018 19:11

Protesta e ka kthyer Parisin në një qytet kaotik, të ngjashëm me skenat e një filmi aksion. Mbi 260 persona janë arrestuar ndërsa 100 të tjerë janë plagosur.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të neutralizuar ‘xhaketat e verdha’ pas kaosit të krijuar për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.

Protestat kanë si moto “Rruga për dorëheqjen e Macron”. Nga pamjet e ofruara nga RT.com shihet sesi zona afër portës së pallatit “Champs-Elysees” është mbuluar nga pluhuri i trashë.

Protestuesit kanë qëlluar me predha të ndryshme, si edhe kanë përdorur bojë si simbolikë gjatë protestës.

Ata nuk kanë hezituar të qëllojnë edhe mbi policinë. Gjatë protestës janë plagosur edhe disa gazetarë të cilët po mbulonin protestën, ndërkohë që negociatat me protestuesit deri më tani kanë rezultuar pa sukses.

Protesta zhvillohet pas një vendimi të shtetit francez për të rritur çmimin e karburantit. Sondazhet e zhvilluara nga mediat franceze tregojnë se 2/3 e popullit francezë janë në mbështetje të akteve të ‘Xhaketave të verdha’.

Protestuesit në Francë duket se kanë frymëzuar dhe ata në Belgjikë, ku ditën e sotme u zhvillua një tjetër protestë për dorëheqjen e kryeministrit.

Login to post comments