Ligjvënësit e BE votuan në favor të Bashkimit Evropian duke filluar negociatat me Shtetet e Bashkuara mbi një marrëveshje për uljen e tarifave mbi mallrat industriale.
Komiteti i tregtisë ndërkombëtare i Parlamentit Evropian votoi me 21 vota pro dhe17 kundër për një rezolutë që i inkurajon 28 vendet e BE-së t’i mbështesin negociatat e nisura nga Komisioni Evropian.
Rezoluta, e cila do të dalë në votim nga dhoma e Parlamentit Evropian në mars, nuk është e detyrueshme, por ka një ndikim mbi bisedimet e mundshme me Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh se parlamenti duhet të miratojë çdo marrëveshje të rënë dakord.