Liderët e botës dënojnë terrorin në Sri Lanka

Diel, 21 Prill 2019 13:34

Në Sri Lankë kanë ndodhur sulme terroriste që si pasojë kanë pasur rreth 190 të vrarë dhe të paktën 450 të plagosur. Sulmet kanë shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën.

Nga Deutsche Welle

Si pasojë e disa shpërthimeve të fuqishme terroriste në Sri Lankë kanë humbur jetën rreth 190 persona, thuhet në njoftimet e deritanishme të autoriteteve të vendit. Sulmet kanë ndodhur në kisha dhe hotele luksoze në kryeqytetin Colombo. Shpërthime ka pasur edhe jashtë kryeqytetit, në momentet kur njerëzit festonin dhe luteshim për Pashkët. Sulmet kanë ndodhur pothuajse njëkohësisht, ndërkohë që ndër të vrarët ka dhe shtetas të huaj. Autoritetet thonë se ato kanë zbuluar ndërkohë edhe përgjegjësit për këto sulme të tmerrshme terroriste. Ministri i Mbrojtjes i Sri lankës, Ruwan Wijewardene foli për "sulme terroriste të grupeve ekstremiste". Qeveria ka vendosur ndërkohë të ndërprejë lidhjet me rrjetet sociale në këtë vend, për shkak të përhapjes së spekulimeve të shumta.

Sulmet denohen nga shumë vende të botës

Autoritetet gjermane dyshojnë se në mesin e të vrarëve mund të ketë edhe shtetas të Gjermanisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i ka quajtur këto "si sulme qyqare terroriste". Steinmeier denoi ashpër sulmet ndaj personave që po festonin në paqe dhe me lutje në shtëpitë e Zotit, gjatë festës së Pashkëve. Në një telegram dërguar presidentit të Sri Lankës, Maithripala Sirisena, Steinmeier shkruan se "Gjermania qëndron krah Sri Lankës në këto momente të rënda dhe është e vendosur në luftën kundër terrorizmit."

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur shqetësimin e saj të thellë me këto sulme dhe i ka shprehur ngushëllimet e thella popullit të Sri Lankës. Ndërsa ministri i Jashtëm Heiko Maas denoi këto sulme terroriste, me fjalët se "është shumë e dhimbshme një urrejtje kaq e madhe në kohën e festimit të Pashkëve".

Sulmet terroriste i kanë denuar edhe organizatat e fesë islame në Gjermani, me fjalët se "terroristët gjithmonë sulmojnë personat që fesojnë në paqë, me qëllim që t'i përçajnë ata dhe të mbjellin urrejtje. Ne nuk guxojmë të lejojmë që terrorizmi të na përçajë."

Trump:Sulme të tmerrshme

Presidenti amerikan Donald Trump i ka denuar ashpër këto sulme, duke i quajtur ato "sulme të tmerrshme terroriste". Ai i ka ofruar ndihma Sri Landkës në këto momente të rënda. Komisioneri i BE Jean-Claude Juncker tha se është tepër i prekur dhe pikëlluar në këto momente. Ai i ka shprehur ngushëllime dhe keqardhje familjeve dhe të gjithë popullit të Sri Lankës. "Ne jemi të gatshëm të ndihmojnë", kumtoi Juncker.

Përmes rrjetit twitter është deklaruar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në emër të vendit të tij ai i ka shprehur ngushëllime Sri Lankës. "Sulmet në kisha dhe hotele janë sulme ndaj mbarë njerëzisë", kumtoi Erdogan. Ndërsa ministri i Jashtëm Mevlüt Cavusoglu tha se këto janë "sulme barbare, qyqare dhe të poshtra", sikur që ishte edhe sulmi në xhaminë e Zelandës së Re në Christchurch. "Terrorizmi nuk ka fe, nuk ka komb dhe gjeografi", kumtoi ai. Sulmet i kanë denuar edhe presidenti i Afgatnistanit Aschraf Ghani, presidenti Rusisë Vladimir Putin (i cili ato i quajti të tmerrshme dhe cinike) dhe shumë autoritete të tjera në mbarë botën.

Modifikuar më Hënë, 22 Prill 2019 09:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...