Koronavirusi/ 7 të prekur në Greqi, shtohet numri në Itali, lista e plotë e vendeve dhe të semurve

Diel, 01 Mars 2020 09:08

Ka shkuar në 7 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi. Përveç 38-vjeçare së infektuar në Selanik, së bashku me fëmijën e saj dhe dy gra të tjera, të shtunën në Athinë janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë edhe tre raste të tjera të koronavirusit SARS-COV-2.

Ndërkohë, situatë alarmante nga koronavirus është edhe në Itali, ku numri i viktimave ka shkuar në 29 dhe numri i të prekurve ka kaluar mbi 1 mijë.

Virusi vdekjeprurës, që shpërtheu në Kinë, në fund të muajit dhjetor, është përhapur deri më tani në të gjitha kontinentet, duke prekur 64 shtete, duke lënë të vdekur 2980 persona dhe duke infektuar 86 985 të tjerë në mbarë botën.

Numri më i madh i viktimave është në Kinë, por situatë alarmante është edhe në Itali, Korenë e Jugut dhe Iran, ndërsa e gjithë bota është në panik nga koronavirusi, teksa mbrëmjen e kaluar është regjistruar viktima e parë edhe në SHBA.

Më poshtë janë dhe të dhënat e publikuara nga OBSH për numrin e të prekurve në të gjithë botën:

Image

Image

Modifikuar më Diel, 01 Mars 2020 09:10
Login to post comments