Koronavirusi/ Koreja e Jugut mbyll kishat, numri i të prekurve shkon 3500

Diel, 01 Mars 2020 09:25

Koreja e Jugut vijon të jetë vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi, pas Kinës, vend nga i cili e ka dhe origjinën virusi vdekjeprurës.

Numri i personave të infektuar ka arritur në 3500, duke u shtuar me 376 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit, gjë që ka detyruar autoritetet të rrisin masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Kështu është vendosur që të gjitha kishat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë ditës së diel dhe shërbesat fetare për besimtarët do të mbahen online.

Autoritetet shëndetësore iu kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë dhe të mos marrin pjesë në grumbullime publike, pasi është një moment kyç në betejën për të luftuar virusin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...