Një zyrtar i lartë i Hamasit tha për BBC se është bërë një vonesë për lirimin e pengjeve këtë mbrëmje pasi sipas tyre Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit humanitar duke parandaluar hyrjen e kamionëve me ndihma në Gazën veriore.
Ai tha se Izraeli lejoi vetëm tre kamionë nga 100 të hynin në veri të Gazës, transmeton Telegrafi.
Zyrtari i Hamasit gjithashtu deklaroi se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit duke operuar dronë mbi Gazën jugore.
Izraeli në anën tjetër ka mohuar se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit.
Hamasi pritej që sot të lironte 13 pengje izraelite, derisa Izraeli do të lironte 39 të burgosur palestinezë.