Maya Regev është bashkuar me familjen e saj pasi u mor peng nga Hamasi në festivalin muzikor Supernova në jug të Izraelit, së bashku me vëllanë e saj Itay.
Familja e saj u filmua duke vrapuar drejt saj në spital dhe duke e përqafuar pas lirimit të saj.
Në një deklaratë, familja tha se të gjithë janë "shumë të emocionuar nga kthimi i Maya-s tek ne", por shtoi se ata ende dëshirojnë "kthimin e afërt të Itay në shtëpi".
"Kjo është një kohë e vështirë dhe tani po kalojmë nëpër hapat e nevojshëm për të mundësuar ambientimin e plotë të Maya-s dhe trajtimin e plotë mjekësor. Na duhet pak kohë për të parë me saktësi nevojat e ndryshme dhe për të kuptuar situatën tonë aktuale," tha familja.
Deklarata shtoi se "i kërkojmë opinionit, i cili na ka mbështetur dhe dhënë forcë deri më tani, të lutet për kthimin e shpejtë edhe të Itay dhe sigurisht të gjithë pengjeve të tjera në shtëpi".
Regev u qëllua në këmbë në festivalin muzikor Supernova më 7 tetor para se të rrëmbehej dhe dërgohej në Rripin e Gazës. Pas lrimit, ajo u dërgua direkt në Qëndrën Mjekësore Soroka për trajtim mjekësor dhe iu nënshtrua një operacioni./ar.sh/SYRI.NET