Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Bruksel sot dhe do të qëndrojë deri më 29 nëntor për të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë, shkruan Express.
Departamenti Amerikan i Shtetit në njoftim ka bërë të ditur se Sekretari Blinken do të nënvizojë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
Gjithashtu Blinken do të theksojë edhe përkrahjen e SHBA-së për demokracinë dhe stabilitetin rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Përveç këtyre temave, Blinken do të diskutojë prioritetet e Samitit të Washingtonit që do të mbahet në korrik të vitit 2024.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë nga 27-29 nëntor 2023 për të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke përfshirë takimin e parë të ministrave të jashtëm të Këshillit NATO-Ukrainë. Sekretari Blinken do të theksojë angazhimin e palëkundur të NATO-s ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, do të theksojë mbështetjen tonë për demokracinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe do të diskutojë prioritetet për Samitin e Uashingtonit në korrik 2024.”
Ky takim në NATO vjen pak ditë pas deklarimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për mundësinë e rritjes së përhershme të trupave në Kosovës.