VOA: Erdogani i ashpër vetëm me fjalë ndaj Izraelit, furnizoi me karburant avionët që bombarduan Gazën

Hënë, 27 November 2023 12:50

Eksperti mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen me Turqinë, Dr. Erdoan Shipoli, thotë se Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka qenë i ashpër vetëm në deklarata ndaj Izraelit dhe jo me veprime konkrete.

Izraeli nisi sulmet ndaj Hamasit në Rripin e Gazës pas sulmit terrorist të ndërmarrë nga grupi militant më 7 tetor, gjatë të cilit u vranë 1200 izraelitë. Me vazhdimin e sulmeve dhe fillimit operacioneve tokësore izraelite, numri i viktimave në Gazë u rrit. Autoritetet në Gazën e kontrolluar nga grupi militant, thonë se prej fillimit të konfliktit janë vrarë më shumë se 13 mijë palestinezë. 

 

Ndërsa në fillim të sulmit izraelit retorika e Turqisë dukej më e butë e në drejtim uljes së tensioneve, me vazhdimin e sulmeve zoti Erdogan e përforcoi atë. Ai shkoi deri aty sa e quajti Izraelin ‘vend terrorist’ ndërsa Hamasin një organizatë çlirimtare. Por sipas zotit Shipoli, presidenti turk ka qenë i ashpër vetëm në deklarata dhe ashpërsia e tyre shton ai, u rrit vetëm kur ai kuptoi se nuk po ftohej nga faktorët ndërkombëtarë perëndimore për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në Lindjen e Mesme, sikurse dhe kishte shpresuar.

Eksperti thotë gjithashtu se në vendet e tjera ka patur protesta edhe më të mëdha pro palestineze sesa në Turqi dhe se zoti Erdogan, nuk bëri asgjë për të ndaluar kompanitë turke, që të vazhdonin të furnizonin me karburant Izraelin, karburant që është përdorur sipas tij, për sulmet ajrore në Gazë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...