Ish-Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Presidentin Biden se “është hapur kutia e Pandorës”. Referuar akuzave që janë ngritur ndaj tij, Trump u shpreh se “Biden ka bërë diçka shumë të tmerrshme”.
“Ai ka hapur një kuti të Pandorës që nuk do të lejojë kurrë që vendi ynë të jetë i njëjtë. Unë mund t’i them vetëm ketë, Joe: Ki shumë kujdes se çfarë dëshiron, por ajo që ti ke bërë është një gjë e tmerrshme,” tha Trump para rreth 1000 të ftuarve të mbledhur.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga Klubi Republikan i të rinjve të Nju Jorkut.
“Unë jam duke u akuzuar për ju. Këto nuk janë aktakuza në kuptimin tradicional. Këto janë padi të Bidenit kundër kundërshtarit të tyre politik” tha 77-vjeçari.