Kryeministri armen Serzh Sargsyan ka dhënë dje dorëheqjen, pas disa ditë protestash kundër tij nga mbështetës të opozitës. Opozitarët armennë pretendojnë se ai kishte kishte kryer maksimumin e nevojshëm prej 10 vitesh në detyrën e presidentit.
"Protestat janë kundër qëndrimit tim në detyrë ndaj dhe po plotësoj kërkesën tuaj", tha ai në një deklaratë.
Mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit armen Yerevan e përshëndetën dorëheqjen e tij pas 11 ditë demonstratash. Në festime bashkë me protestuesit antiqeveritarë u bashkuan dhe qindra ushtarakë.
Dorëheqja e 63-vjeçarit Serzh Sargsyan erdhi menjëherë pas lirimit të kreut të opozitës Nikol Pashinyan, i cili u arrestua të dielën në një nga demonstratat që nisi pasi partia qeverisëse e Armenisë zgjodhi javën e kaluar zotin Sargsyan në postin e kryeministrit. Zgjedhja e tij erdhi pasi kishte shërbyer në detyrën e presidentit për një dekadë.