Bruksel/ Nis konferenca e donatorëve për Sirinë

Tuesday, 24 Prill 2018 17:11
Foto ilustruese Foto ilustruese

Në Bruksel ka nisur ditën e sotme konferenca ndërkombëtare e cila ka si qëllim mbrojtjen e viktimave të konfliktit 7- vjeçar në Siri.

Takimi i shtatë i tillë vjetor, për këtë çështje ka mbledhur zyrtarë të BE-së dhe OKB-së si dhe donatorë nga vende të ndryshme, por edhe grupe të tjera dhe agjenci të ndryshme të OKB-së.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashimit Evropian, kanë zhvilluar bisedime me mbi 200 grupe të ndihmës dhe organizata joqeveritare, që punojnë në Siri dhe shtetet fqinje dhe kanë nxjerrë disa rekomandime, për të cilat do të bisedohet me delegacionet e nivelit të lartë më 25 prill.

Konferenca vjen pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania ndërmorën një sulm ajror në Siri si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kimik në qytetin sirian Duma.

Këtë vit zyrtarët e BE-së shpresojnë që të tejkalohet shuma prej 6 miliardë dollarësh e cila u mblodh vitin e kaluar.

Ndërsa sipas vlerësimeve të BE-së rreth 6.1 miliardë sirianë janë zhvendosur.

Ashtu si edhe në konferencat e kaluara, as qeveria Siriane apo opozita nuk kanë dërguar delegacione. Gjithashtu, akoma nuk është e qartë nëse përfaqësuesit e Rusisë, Turqisë dhe Iranit do të marrin pjesë.

Login to post comments