Deputeti I LDK-së në Kosovë Driton Selmanaj, ka fajësuar Presidentin Hashim Thaçi për ndërhyrjen e Turqisë në Kosovë, duke ia lejuar të vijë dhe të marrë gjashtë gylenistët.
Deputeti Selmanaj, ka reagur në ashpër duke thënë se Thaçi ka marrë në dorë punë që nuk I takojnë pasi po kryen punët që institucionet e sigurisë do të duhej t’I kryenin oa ndikim politik.
Ai ka thënë se ‘’ nuk jemi çliruar për t’u pushtuar tash nga dikush tjetër’.
“Kam përshtypjen sikur në Kosovë është vetëm një person që i di të gjitha, të tjerët janë të margjilizuar. Ai pati informata se ku ka fjetur Gjuriqi. Pse nuk i ka pas këto informata MPB që të shkojnë dhe ta arrestojnë në mëngjes”, është shprehur ai.