×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Franca paralajmeron Italinë : Respektoni detyrimet tuaja

Diel, 20 May 2018 16:18
Franca paralajmëron Italinë se duhet të respektojë detyrimet e saj, në të kundërt, Eurozona do të vuajë.
 
Ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire e bëri të qartë se të gjithë duhet ta kuptojnë në Itali, që e ardhmja e saj është në Europë dhe asgjëkundi tjetër.
 
Por nëse qeveria e re italiane nuk do t’i përmbahet angazhimeve mbi borxhin, deficitin dhe konsolidimin e bankave, i gjithë stabiliteti financiar i zonës së euros, do të gjendet përballë një kërcënimi serioz.
 
“Do të shohim me kujdes se çfarë vendimesh do të marrë Roma zyrtare”, ishte komenti i Le Maire, që e theksoi edhe një herë me të madhe se sa e rëndësishme është të respektohen zotimet e marra për garantimin e qëndrueshmërisë së përbashkët.
 
Ngjitjes në pushtet të koalicionit populist, i druhen dhe emigrantët në vend.
 
Të premten, lideri i Lega Nord, Matteo Salvini dhe ai i lëvizjes ‘5 yjet’, Luigi di Maio prezantuan dokumentin e politikave të përbashkëta, i cili përmbante edhe planet për ngritjen e një numri më të madh qendrash, me qëllim përshpejtimin e procedurave të deportitmit të gati 500.000 emigrantëve të paligjshëm.
 
Ata kërkojnë po ashtu rishikimin e misioneve të shpëtimit për klandestinët, që tentojnë mbërritjen në brigjet e Italisë si dhe një rinegocim të Traktatit të Dublinit, për refugjatët.
 
Dokumenti nuk lë pa prekur as xhamitë dhe pretendon që imamët të regjistrohen zyrtarisht.
 
Xhamitë e paautorizuara do të përballen sipas tij me mbylljen e menjëhershme, ndërsa propozimet për ndërtimin e atyre të reja do të kalojnë në lupë me shumë kujdes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...